Modelja shqiptare Agnesa Vuthaj është bërë pjesë e një projekti vërtet interesant për t’u ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve në mbarë botën.
CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë vajzat që kanë konkurruar ndër vite në “Miss World”.
Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet nga vajzat në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.
Ky projekt madhor është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave.
Agnesa është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti dhe kënga do të publikohet ditën e nesërme!
“E lumtur dhe mirënjohëse të isha pjesë e një projekti kaq të veçante!
Versioni ndërkombëtar i këngës ‘I’m standing with you’ kënga e Warren Diane, kolona zanore e filmit Breakthrough kënduar në origjinal nga Chrissy Metz nominuar per Oskar 2020, tashmë e kënduar në 6 gjuhe, folur në 15 dhe shkruar në 23!
“Unë jam me ty” është një projekt bamirësie që do perkrahë gratë dhe fëmijët në gjithë botën!”, ka shkruar Agnesa.