“Unë kam qenë kuzhinier”, “Unë kam qenë infermiere”, “Unë vazhdoj të jem studiues dhe poet”. Të moshuarit tregojnë përmes disa tabelave profesionet që kanë ushtruar dhe punën që kanë bërë gjatë jetës.
Videoja është publikuar nga Caritas Shqiptar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, me një mesazh për më shumë kujdes dhe respekt ndaj tyre.
Caritas kujton se pas çdo të moshuari qëndron një jetë me punë, sakrifica dhe kujtime dhe se ata kanë nevojë jo vetëm për kujdes, por edhe për respekt, shoqëri dhe dinjitet.
“Çfarëdo që të kemi qenë në jetë.
Çfarëdo profesioni të kemi ushtruar.
Çfarëdo kontributi të kemi dhënë.
Një ditë, pleqëria do të vijë për të gjithë ne.
Pas çdo të moshuari ka një histori, një jetë të tërë me punë, sakrifica, ëndrra dhe kujtime. Sot, ata kanë nevojë jo vetëm për kujdes, por edhe për respekt, dinjitet, shoqëri dhe të drejtën për të jetuar një jetë cilësore.
Me rastin e 1 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Caritas Shqiptar sjell këtë mesazh për të na ftuar të gjithëve të ndalemi për një moment dhe të reflektojmë:
Nesër mund të jesh ti.
Çdo moshë meriton kujdes, respekt dhe dinjitet.”, thuhet në mesazh.


Komente
Komento