Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas

Dita e të moshuarve, Spiropali premton: Në dhjetor të rrisim pensionet në mënyrë të konsiderueshme! Ministrja Koçiu premton proteza falas

Spiropali takon të moshuarit

Në kuadrin e Ditës së të Moshuarve, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vizitoi sot qendrën e të moshuarve në Tiranë.

 Duke biseduar me të moshuarat e të moshuarit që jetojnë në këtë qendër, Kryetarja Spiropali u  angazhua në emër të Kuvendit për përmirësimin e legjislacionit mbi  mirëqenien e të moshuarve, ofrimin e shërbimeve të ndihmës e kujdesit ekonomik, shëndetësor dhe social,  rritjen e kapaciteteve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit etj.

 “Le ta konsiderojmë këtë ditë si një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për rritjen e kujdesut ndaj të moshuarve.  Nëpërmjet ndërhyrjeve legjislative, programeve e masave të qeverisjes, mbështetjes komunitare apo angazhimit të qytetarëve,të kontribuojmë për të ndërtuar një shoqëri ku të moshuarit të gëzojnë shëndet, mirëqenie dhe dinjitet.

Me respekt e mirënjohje për kontributin e të moshuarve  në shoqëri dhe edukimin e brezave. Jam dakord që ka ardhur koha qe pensionet të rritën dhe të jenë më të larta dhe ne po bëjmë një politike për këtë fundvit, për në dhjetor per te rritur pensionet ne mënyrë të konsiderueshme. Nuk ështe një barré e lehtë për buxhetin sepse janë rreth 730 mijë pensionistë dhe besoj secili e bën llogarinë ne fund se sa i kushton buxhetit. Por pensionistët e meritojne sepse kanë dhëne kontibut per ketë vend, kanë punuar ne kohë të vështira..”, u shpreh znj. Spiropali thuhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryetares së Kuvendit.

Ndwrkohw  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ku deklaroi se për të moshuarit të cilët kanë nevojë, do të ofrohen falas edhe trajtimet protetike.

“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universitare. E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit do ju marrin masat e nevojshme dhe do t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 03/10/2024 21:24

    Ju u tallet me pensionistët me një indeksim sa vlejne 2 akullore nga dy mijë lek 4 mijë lek,po për rritjen e rrogave tuaja nuk i kushton buxhetit,apo Per qindarkat që ju rrisni pensionistëve bie buxheti i shtetit,nuk ju vjen turp që talleni me atë shtresë të moshës së tretë,turp t'u vij që mbani pensionistët me garjete shpresa e gënjeshtra se pou vjen ora për votat,730 mij pensionistë kanë fuqi apsolute të rrëzojnë çdo qeverisje që nuk shikon interesat e tyre,por skan faj se nuk kuptojnë dot fuqinë e tyre,dhe ju shikojne juve me shprese derisa sa vdesin bashke me shpresen e tyre

    Përgjigju
  • Tonine: 03/10/2024 19:34

    Mblidhni kontributet tek privatet qe te siguroni financim per fondin e pensioneve.Ne zinxhirin e funksionimit te shtetit hallka Tatime eshte me pak produktive ne plotsimin e funksioneve te saje,ka me qindra punonjes qe paguhen dhe puna e tyre le shume per te deshiruar.Skema e pensioneve nuk duhet te kete shtyll kryesore buxhetin e shtetit por mbledhjen e kontributeve reale per ndryshe kjo skeme do te shkoje drejt deshtimit.

    Përgjigju
  • Adrian: 03/10/2024 16:48

    Keni 2 3 vite duke ulodhur jashtë mase per me na gënjyer e mashtruar me rritje pensioni nga nji cap buke thatë turp e faqja e zeze zoti i vraftë di nuk mendoni për fakirat a për vete u catë nga 6000 mijë 7000euro ju lumtë haram i paci zoti do u vraftë

    Përgjigju
  • Nebi brahimllari: 03/10/2024 14:27

    Zonja Spiropali,kam respekt për ju por dua tu pyes ju dhe nëpërmjet jush qeverinë .Kur I ngritët rrogën deputetëve përse nuk menduat për ne? Ju e dini sa kemi punuar ne ,unë sot jam 70 vjeç dhe punoj akoma në mërgim ,mundohuni ti kuptoni pak këto ju lutem,urime për detyrën e re.

    Përgjigju
    • Bledi: 03/10/2024 21:34

      Zoti Nebi lërë respektin për Spiropalin por shiko respektin për barkun tënd për xhepin tënd,se Spiropalit i bën një veshje sa ti nuk i mer dot pension për 5 vjet,t'u drejtova ty se shkruan qe je pensionist,dhe me keqardhje po ju them se ju jeni 730 mij pensionist dhe keni në dorë vet fuqinë tuaj t'a rrisni pensionin tuaj,ju mund të permbysni çdo qeveri pa dallim partie që nuk shikon interesin tuaj,sepse një milion e gjysëm votues ka Shqiperia dhe ju keni dhe gurin dhe arrën në dorë sot por nëse nuk e kuptoni rrini e shikoni në sy Spiropalin mos ju rrit një kothere pensionin,dhe aq më keq që dhe pse ke dalë në pension punon akoma,e jepja shpirtin shejtanit kur nuk çoheni të permbysni keta plehrat pa dallim partie,por pranoni të tallen me ju,sot keni në dorë se janë pak votues se ndryshe do ishte po te ishin 4 milion votues s'di kishit forcën që keni sot

  • Ana: 02/10/2024 16:31

    Per rrogat tuaja u bënë bashkë 140 plehrat e shoqërisë dhe nuk bene asnje llogari. Por thjesht rane dakord, se nuk u dilte rroga. Mos i hengeshi ato lekë

    Përgjigju
  • Fatmiri: 02/10/2024 14:23

    Po kur i dyfishuat pagat tuaja pse nuk i bet llogarit e buxhetit? Mashtrusa turp

    Përgjigju
    • Zhongari usa: 02/10/2024 16:55

      Modeli komunist I premtimeve para ZGJEDHJEVE ..JU Ben dot spirdhopali pa LEJEN E skenderdhjeut. Genjeshtra salad me kekmut gatuar NGA BALLUKUT.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja