Kryeministri ka reaguar pas deklaratës së liderit të PD-së se i kishte propozuar me ndërmjetës që ai, pra Lulzim Basha të ishte kryeministri i ardhshëm, ndërsa Edi Rama të ngjiste shkallët e Presidencës në këmbim të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.
"Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje" shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Basha: U prish pakti i 5 Qershorit! Më çoi njerëz që unë të bëhesha 'Kryeministër, ai President'! Rama e mohon: Vendos populli












