'Unë votoj'/ Ja emrat e njohur të artit që mbështesin kandidaturën e Veliajt

'Unë votoj'/ Ja emrat e njohur të artit që mbështesin kandidaturën e Veliajt

Artistë, gazetarë dhe emra të njohur të jetës publike në Shqipëri mbështesin Erion Veliajn në kandidimin e tij për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Zëra të njohur të muzikës shqiptare, si Noizy, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri apo Evi Reçi, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së televizionit, si Anjeza Maja, Iva Tiço, Albana Osmani, Valbona Selimllari, Elona Duro apo Arjola Shehu e kanë shprehur hapur përkrahjen e tyre ndaj Veliajt në këtë kandidim, ndërsa nuk kanë nguruar që të publikojnë në faqet e tyre në rrjetet sociale edhe videomesazhin e tij drejtuar qytetarëve nëpërmjet të cilit ai kërkon pjesëmarrjen e tyre në votime dhe mbështetjen për të vijuar punën e nisur në Tiranë.

Nëpërmjet këtij veprimi ata kanë konfirmuar se jo vetëm që do të marrin pjesë në votime, por edhe se do të votojnë numrin 2 në fletën e votimit në Tiranë që i përkon pikërisht Erion Veliaj. Kjo nuk është hera parë që artistët shprehin hapur mbështetjen e tyre për Veliajn. Edhe gati një muaj më parë gjatë hapjes së fushatës elektorale artistë e sportist të ndryshëm përkrahën Veliajn në këtë rikandidim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK