Zgjedhjet e 30 qershorit janë kthyer në temë të ditës për figurat politike, por edhe për personazhet publike, që kanë lidhje tërthorazi me politikën.

Së fundmi, në rrjetet sociale po merr popullaritet një nismë, e cila ka si qëllim pengimin e zgjedhjeve, nismë e cila u fillua nga regjizori dhe aktori Bujar Kapexhiu.

Ky i fundit i ftuar para pak ditësh në një studio televizive, u shpreh se se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit por do pengonte të tjerët të votonin.

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”,- deklaroi më herët Kapexhiu.

Nisma e shpërndarënë rrjetet sociale nën hashtagun #Edheunë po përkrahet nga artistë, pedagogë dhe personazhe të njohur të fushës së medias.

Deri tani nisma është mbështetur publikisht nga Neritan Liçaj, Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj, Rudi Erebara, Robert Budina, Ardian Isufi, Olti Curri, Agim Xhafka etj.

Aktori Neritan Liçaj:

"Edhe Une....s'do lejojmë që jetet tona dhe të fëmijëve tanë të nëpërkëmben dhe të bien në letargjinë e dhimshme të vdekjes së ngadaltë të padinjitetit nga sundimi e një bande gangsterresh që s'njohin kushtetutë,të drejta,demokraci,mendim te lirë,art,kultute, perparim, dije, qyteterim, komb dhe krenari..por vetëm rrugaçëri dhe vjedhje!
Po të doni shpërndajeni."

 

Gazetari Agim Xhafka:

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë...”

Shkrimtarja Flutura Açka:

"Edhe unë nuk do të votoj

Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a lider, por e fituam vetë,
sepse ne, "stoku antik i Europës", siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.

Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme "Shqipëria shkëmb graniti" që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken atypari as ish-kryetari brekëgrisur, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.
Fotoja 2: Burgu famekeq I Burrelit"

Shkrimtari Rudi Erebara:

"Edhe une patjetër. Dënomëni edhe mua! Vapë është. Kondicioner burgu ka se partia në burg ka të vetët. Lek për plazh nuk kemi. Of mo.
Bëjeni share këtë foto e këtë qëndrim qytetar të mjeshtrit Bujar Kapexhiu."

Regjisori Robert Budina:
"Edhe Unë Sepse jam kundër instalimit të diktaturës de facto të bandës së kriminelëve në pushtet, që vjedhin vota me paratë e drogës, miratojnë ligje speciale duke shkelur kushtetutën për të vjedhur pronën e shqiptarëve, nëpërkëmbin dinjitetin e tyre, ju ftoj të bashkohemi të gjithë me profesor Kapexhiun në këtë iniciativë: për lirinë, dinjitetin, kulturën, qytetarinë, kundër rrugacërisë së pushtetit!"

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura,Ardian Isufi:

"I nderuar Votues,

Të bllokosh votimet e 30 Qershorit është më shumë se kurrë "të sfidosh votën e vjedhur", dhe mbi të gjitha ka të bëjë me "cilesinë e demokracisë" që përfundimisht mos të tjetërsojë vullnetin tënd dhe dëshirën tonë mbar kombëtare për një Shqipëri - Europiane!"

Njeriu i memeve' Genc Sejko:

"Edhe Une....do bëj çdo përpjekje për të penguar votimet që kanë për qëllim vrasjen e pluralizmit dhe instalimin e diktaturës. Duke qënë se nuk më pengoni dot që të dal nga Shqipëria, merni masa që të më pengoni që të hy"

Opisionisti Olti Curri:

"Edhe Une
Edhe po nuk u dënuam nga ligjet e neodiktaturës Rama, do të na dënoje Evropa për shkak të kriminelëve që kane kapur pushtetin(skandali i përgjimeve konfirmoi gjithçka), që të mos shkelim me atje duke na rikthyer vizat. 
Një eksod i frikshëm po gatuhet në kokën e çdo shqiptari të ndershem, çdo shqiptari që jeton me djersë. Thuhet që shpresa vdes e fundit por kur të rinjtë (shpresa e Shqipërisë) kanë vetëm një endërr : të emigrojnë, do të thotë që SHPRESA KA VDEKUR."