UNESCO,Daçiç:Tërheqja e Kosovës
nga  kandidatura fitore e Serbisë

UNESCO,Daçiç:Tërheqja e Kosovës<br />nga  kandidatura fitore e Serbisë<br>
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka cilwsuar tërheqjen e kandidaturës së Kosova nga anëtarësimi në organizatën e UNESCO si një sukses i madh diplomatik i shtetit serb. Sipas tij Konferenca e Përgjithshme e UNESCO është “tejet e suksesshme për Serbinë” dhe se “ajo shfaq se sa shteti serb ka fuqizuar pozicionin e politikës së jashtme”.

Dua të falënderoj të gjitha vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës dy vjet më parë, ashtu sikurse edhe njerëzit përbrenda UNESCO që ndikuan, duke thënë që Kosova nuk ka mundësi të futet votim, kështu që në fund ata u dorëzuan nga kandidatura e tyre”, ka thënë Daçiç nga Parisi, ku po merr pjesë në seancën e 39 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO.

Serbia, ka thënë Daçiç, se do të vazhdojë me aksione aktive në UNESCO, si organizatë ku diplomacia serbe ka treguar cilësi të lartë e cila është parë ndonjëherë, kur bëhet fjalë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.

Mendoj se të gjithë i dinë interesat e Serbisë këtu, por gjithashtu Serbia nuk do të flasë vetëm për Kosovën por edhe përgjithësisht për problemet e trashëgimisë kulturore në botë dhe pozicionin e saj si një prej faktorëve më të rëndësishëm në këtë organizatë”, ka thënë ndër të tjera shefi i diplomacisë serbe.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore