UNESCO dhe INTERPOL, Serbia
kërcënon Maqedoninë për Kosovën

UNESCO dhe INTERPOL, Serbia<br />kërcënon Maqedoninë për Kosovën
BEOGRAD-Ministri i serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka thënë se punë për autoritetet e Maqedonisë është se si do ta drejtojnë vendin e vet, por duhet të dinë se për ne është me shumë rëndësi që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit.
 
“Maqedonia si çdo vend tjetër duhet ta dijë se për ne çështja e UNESCO-s dhe hyrja e Kosovës në Interpol është me rëndësi të madhe dhe se ne besojmë se Kosova nuk mund dhe bën të jetë pjesë e atyre organizatave”, ka thënë Vulin, shkruan B92.
 
Ai ka shtuar se të gjitha ato vende që e dinë këtë, kuptohet se “marrëdhëniet tona në masë të madhe do të bazohen në këtë”, transmeton lajmi.net.
 
Ai beson se autoritetet e Maqedonisë do ta ushtrojnë politikën e vendit të vet, e Serbia kurrë nuk kërkon nga dikush të vë pengesa që  të marr vendime të pavarur në vendin e vet, për shkak se  Serbia nuk lejon që të tjerë të vendosin në emrin e saj.
 
“Kështu duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e pushteti në Maqedoni, por ato duhet ta dinë se për ne është shumë me rëndësi që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit”, ka thënë Vulin.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre