Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar iu hoq statusi i Trashëgimisë Botërore, pasi një komitet i Kombeve të Bashkuara konstatoi se zhvillimet atje e kërcënojnë vlerën e qytetit.
Vendimi u mor pas një votimi të fshehtë nga komiteti i UNESCO-s në një takim në Kinë.
UNESCO - agjenci për kulturë, arsim dhe shkencë e Kombeve të Bashkuara - tha se zhvillimet e reja, përfshirë stadiumin e ri të planifikuar të klubit futbollistik Everton, kanë rezultuar me një “përkeqësim serioz” të qytetit historik.
Kryetarja e bashkisë së qytetit tha se vendimi është “i pakuptueshëm”.
“Lokacioni ynë i Trashëgimisë Botërore nuk ka qenë kurrë në gjendje më të mirë”, tha Joanne Anderson.
Ajo tha se do të bisedojë me Qeverinë britanike për të parë nëse qyteti mund ta apelojë vendimin, i cili, sipas saj, vjen “një dekadë pasi UNESCO e vizitoi për herë të fundit Liverpulin”.
Qeveria tha se është “jashtëzakonisht e zhgënjyer” dhe se beson se Liverpuli ende e meriton statusin e tij të Trashëgimisë Botërore, “marrë parasysh rolin e rëndësishëm që doket historike dhe qyteti kanë luajtur gjatë gjithë historisë”.
Liverpulit i është dhënë statusi i Trashëgimisë Botërore në vitin 2004.
Ai është vendi i tretë që e humb atë, prejse ka nisur përpilimi i listës në vitin 1978.
Shenjtërorja arabe Oryx në Oman e ka humbur në vitin 2007, ndërsa Lugina Dresden Elbe në Gjermani më 2009./REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
21 Dhjetor 2024, 08:25
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin! Shqipëria e Maqedonia e Veriut të thellojnë dialogun, kërkohen veprime urgjente
14 Dhjetor 2024, 10:11
-
“K’cimi i Tropojës”, pasuri e botës! Si e ruajnë shqiptarët e si mund ta mësoni kërcimin festiv plot ritual dhe ritëm! Etnografi Haklaj: Jo thjesht valle!
6 Dhjetor 2024, 12:31
-
‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Hysenaj në Report Tv: 12 vite që të hartohej dosja! Skënder Haklaj: Do njihemi në të gjithë botën, vështirë të caktohet lashtësia e tij
4 Dhjetor 2024, 19:47
-
VIDEOLAJM/ ‘K'cimi i Tropojës’ zyrtarisht pjesë e UNESCO-s! Rama: Rilindje e kësaj trashëgimie të braktisur nën pluhurin e harresës
4 Dhjetor 2024, 08:38
-
“K'cimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!
3 Dhjetor 2024, 22:28
-
Misioni i pedagogut për ta futur dollinë shqiptare nën UNESCO
10 Nëntor 2024, 12:18
-
Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare
30 Shtator 2024, 13:31
-
'Saktësoni kufirin e Butrinit' UNESCO i kërkon qeverisë shqiptare të dorëzojë hartë të qartë! Bypass-i i Gjirokastrës u ndërtua pa zbatuar kërkesat tona
25 Korrik 2024, 20:46
-
UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit
20 Korrik 2024, 20:31