UNESCO, Thaçi: Shumica e
vendeve kanë premtuar votë pro

UNESCO, Thaçi: Shumica e<br />vendeve kanë premtuar votë pro
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është “optimist i matur” për votimin e nesërm për Kosovën në UNESCO. Ai thotë se Kosova ka bërë maksimumin për anëtarësim në UNESCO dhe beson se kërkesa do të miratohet. Nga ana tjetër, Thaçi shprehet se Serbia ka bërë një fushatë agresive kundër arritjes së këtij qëllimi nga Kosova.

“Ne kemi bërë maksimumin e asaj që duhet të bëhet. Kemi bashkëpunuar me partnerët tonë ndërkombëtare. Jam optimist i matur, me përgjegjësi të plotë, me optimizëm racional, me besim se do të kalojmë. Natyrisht se kemi pasur të bëjmë me një fushatë agresive të koordinuar të oponentëve të pavarësisë dhe me qëndrime raciste të Serbisë. Por unë besoj se shumica e vendeve që kanë premtuar se do të votojnë për Kosovën do të votojnë”, tha Thaçi në një intervistë për RTK-në

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe