UNICEF: 2500 fëmijë në situatë
rruge, masa për arsimimin e tyre

UNICEF: 2500 fëmijë në situatë<br />rruge, masa për arsimimin e tyre
TIRANE - Në kuadër të javës kundër punës së fëmijëvë, Save the Children dhe UNICEF kanë prezantuar një raport i cili tregon se janë plot 2500 fëmijë në situatë rrugë.
 
Sipas raportit Këta fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme, kryesisht lypje në rrugë ose larje e xhamave të makinave.
Fëmijët që punojnë në shumicën e rasteve mbeten jashtë sistemit arsimor madje deri në braktisjen e shkollës.

Sipas legjislacionit shqiptar fëmijët e moshave 6-16 vjeç duhet të ndjekin shkollën. Mungesa e aksesit në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës është një ndër shkaqet kryesore që i detyron fëmijët që të angazhohen në punë. Kjo është arsyeja pse arsimi është një ndër faktorët kyç për të parandaluar shfrytëzimin e fëmijëve si edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre,” – thuhet ndër të tjera në raport.
 
Po ashtu UNICEF dhe Save the Children i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masat e duhura për parandalimin e punës së rrezikshme për gjithë fëmijët dhe t’ju sigurojnë atyre arsim ciësor dhe gjithëpërfshirës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë