Shtatë fëmijë janë vrarë dhe 38 të plagosur në 24 orët e fundit për shkak të përshkallëzimit të armiqësive në të gjithë Libanin, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik (MoPH).

Ky numër i lartë i viktimave që janë fëmijë vjen në një kohë kur sulmet ajrore të përsëritura goditën zona të shumta në të gjithë vendin, duke shkaktuar zhvendosje masive dhe duke thelluar krizën humanitare.

Vetëm në 24 orët e fundit, gati 60,000 njerëz - përfshirë 18,000 fëmijë - janë zhvendosur sëfundi nga Libani, duke iu shtuar dhjetëra mijëra personave që janë zhvendosur tashmë nga shtëpitë e tyre.

Mbi 12,000 familje gjetën strehim në mbi 300 strehimore të hapura në të gjithë vendin, me dhjetëra prej tyre tashmë me kapacitet të plotë.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vritet ose të lihet të mbajë plagët fizike dhe emocionale të dhunës që do të vazhdojë gjatë gjithë jetës”, tha Marcoluigi Corsi, Përfaqësuese e UNICEF-it në Liban. “Dhuna duhet të ndalet. Fëmijët duhet të mbrohen gjithmonë”, shtoi ajo.

UNICEF njofton e ka rritur angazhimin e tij, teksa nevojat e fëmijëve dhe familjeve janë në rritje. Ekipet e Reagimit të Shpejtë janë vendosur në strehimore kolektive për të siguruar furnizime shpëtimtare, ndërsa furnizimet thelbësore mjekësore po shpërndahen në institucionet e shëndetit publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetit Publik.

Njësitë Satelitore të Kujdesit Shëndetësor Parësor të mbështetura nga UNICEF-i janë zgjeruar në 37 njësi për të ofruar konsulta, imunizim dhe mbështetje urgjente shëndetësore për familjet e zhvendosura. Mbështetja spitalore po vijon gjithashtu për të siguruar akses në shërbimet e kujdesit intensiv neonatal dhe pediatrik për fëmijët më vulnerabël.

Në strehimore, UNICEF dhe partnerët raportohet se po i japin përparësi mbështetjes psikosociale, shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe vazhdimësisë së të arsimimit, duke përfshirë edhe platformat e arsimit online dhe në distancë. Furnizimet ushqimore po vendosen paraprakisht dhe ekipet e mbrojtjes së fëmijëve po identifikojnë dhe mbështesin fëmijët e lënduar, të pashoqëruar dhe të ndarë.

Sipas UNICEF, Ndihma emergjente në para po përgatitet gjithashtu për të mbështetur deri në 45,000 familje vulnerabël me fëmijë, duke u mbështetur në sistemet ekzistuese kombëtare të mbrojtjes sociale.

Plani i Reagimit dhe Përgatitjes i UNICEF-it kërkon 48 milionë dollarë amerikanë për të arritur te një milion njerëz në nevojë, megjithatë deri më sot është marrë vetëm 16 % e financimit.

UNICEF-i përsërit thirrjen e tij drejtuar të gjitha palëve që të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët - veçanërisht fëmijët - dhe për të siguruar qasje të sigurt dhe të papenguar për ndihmë humanitare.