Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, UNICEF dhe Save the Children tërheq vëmëndjen e autoriteteve për marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.
Në deklaraten për shtyp thuhet se “pavarësisht se numri i fëmijëve që punojnë raportohet të jetë në rënie në dekadën e fundit, puna e fëmijëve mbetet një sfidë globale. UNICEF dhe ILO raportojnë se 11% e fëmijëve të moshës 5 deri 17 vjeç (ose rreth 168 milionë fëmijë) punojnë në gjithë botën. Pothuajse një e treta e fëmijëve që punojnë janë të angazhuar në punë të rrezikshme që kërcënojnë shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre”.
Sipas raportit të INSTAT (2012) 57,000 fëmijë në Shqipëri punojnë. (8.2% e tyre midis moshave 5-17 vjeç). Fëmijët e moshës 5-13 vjeç përbëjnë 28,5 për qind të fëmijëve që punojnë ndërsa 80% e fëmijëve që punojnë angazhohen në bujqësi në punë të papaguara në tokat e tyre.
Studimi Kombëtar i UNICEF dhe Save the Children për fëmijët në situatë rruge, i realizuar në bashkëpunim me MMSR, raporton 2.500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri. Këta fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme, kryesisht lypje në rrugë ose larje e xhamave të makinave.
Fëmijët që punojnë në shumicën e rasteve mbeten jashtë sistemit arsimor madje deri në braktisjen e shkollës.
E drejta për arsim është një nga të drejtat themelore për të gjithë fëmijët e cila cënohet nga çdo formë e rrezikshme e punës. Sipas legjislacionit shqiptar fëmijët e moshave 6-16 vjeç duhet të ndjekin shkollën. Mungesa e aksesit në arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës është një ndër shkaqet kryesore që i detyron fëmijët që të angazhohen në punë. Kjo është arsyeja pse arsimi është një ndër faktorët kyç për të parandaluar shfrytëzimin e fëmijëve si edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Marrë nga ATSH
/Shqiptarja.com