TIRANE - Kryeministri Sali Berisha shprehet parimisht dakord për unifikimin e prefiksit telefonik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një ditë pas miratimit të rezolutës në parlamentin e Kosovës, shefi i qeverisë tha se mendimi përfundimtar për këtë çështje do të vijë nga ekspertët e fushës. Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë takimit me Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së Hamadoun Toure.
Nga ana e tij, Toure theksoi se kodet caktohen nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe nëse ky propozim do të vihet në zbatim nga vetë parlamenti atëherë ky do të ishte një rast i paprecedentë.
Kryeministri Berisha insistoi sakaq se Shqipëria dixhitale mbetet një nga projektet më madhore të qeverisë shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së shprehu bindjen se në vitin 2020 Shqipëria do të jetë tërësisht dixhitale.
(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com