Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur anulimin e një tenderi në dikasterin që ai drejton me vlerë prej 1 miliardë lekë ose 9.5 milionë euro. Bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Arsyeja përse Xhafaj ka firmosur anulimin e tenderit lidhet me përgjigjen përfundimtare dhënë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Tenderi i zhvilluar sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, nga i cili do të përfitonin 11 mijë punonjës policie, është anuluar pasi “asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.
Sipas këtij dokumenti nga Agjencia e Prokurimit Publik, gara zhvillohej në katër lote, përkatësisht:
Loti i parë përfshin prokurimin e më shumë se 955 milionë lekë, të cilat do të përdoreshin për blerjen e uniformave. Kështu uniforma e çdo polici do të kushtojë 86 mije lekë, ose 634 euro për person.
Loti i dytë parashikonte shpenzimin e rreth 115 milion leke për blerje e këpucësh, ose 10.4 mijë lekë për person .
Loti i tretë parashikonte shpenzimin e 44 milionë lekëve për blerjen e gradave dhe stemave që kërkojnë uniformat e policisë.
Dhe loti i fundit sipas dokumentit të publikuar prej Agjencia e Prokurimit Publik, parashikonte blerjen e aksesorëve si kapelat, doreza etj, me një vlerë 178 milionë lekë ose 161 mijë lekë për çdo polik. Nuk dihet ende kur Ministria e Brendshme do ta ri përsërisë kërkesën për këtë tender me këto material të nevojshme për uniformat blu.

(Njoftimi i Agjencisë së Prokurimit Publik)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO