Union Bank tejkalon 50 miliardë lekë në Aktive Totale

Union Bank tejkalon 50 miliardë lekë në Aktive Totale

Union Bank gjatë vitit 2018 ka shënuar rritjen më të madhe në historinë e saj dhe parashikon rezultate edhe më të mira për vitin 2019.

Në dhjetor 2018, Aktivet Totale të Bankës kaluan shifrën 50 miliardë Lekë, ose 415 milion Euro, vlera këto që shënojnë arritjen e parashikimeve afatgjata të Bankës. Viti 2018 konsiderohet si një vit i veçantë në realizimin e këtyre arritjeve, duke sjellë rritje dyshifrore (mbi 10%) të aseteve të Bankes, Kthimi në Kapital u realizua mbi 19% dhe Kthimi në Aktive në nivelin 1.6% (sipas raportit të paudituar).

Arritja e këtyre treguesve historikë për Union Bank u bë e mundur nëpërmjet menaxhimit të suksesshëm të aktiveve dhe investimeve të Bankës, duke ruajtur me rigorozitet cilësinë e tyre. Në një treg sfidues dhe të vështirë, këto shifra qëndrojnë krenare mbi mesataren e Sistemit Bankar Shqiptar.

Arten Zikaj, Drejtor i Divizionit te Finances

Por për Union Bank viti 2018 nuk ishte i suksesshëm vetëm në rritjen e aktiveve. Krahasuar me vitin 2017 në Bankë kreditimi u rrit me mbi 16%. Kjo rritje e konsiderueshme ndodhi në një vit që shënoi një rënie të përgjithshme të kreditimit në treg.

Drejtori i Divizionit të Financës në Union Bank, z. Arten Zikaj shprehet mjaft pozitiv edhe për ecurinë e Bankës për vitin që sapo ka filuar. Sipas tij, performanca shumë e mirë në vitin 2018 është premisë pozitive edhe për 2019-n, ku banka dhe veçanërisht kreditimi do të vazhdojë të rritet, ndërkohë që cilësia e aseteve do të vazhdojë të ruhet me fanatizëm.

Union Bank
 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja