Në deklaratën zyrtare, sulmi, nga i cili gjetën vdekjen e tmershme gazetarja Marie Colvin dhe fotografi Remi Ochlik, përbën një akt tronditës për gjithë komunitetin e gazetarëve të botës.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh revoltën e vet ndaj akteve të tilla cnjerëzore dhe shpreh ngushëllimet për familjarët dhe kolegët e mediave për të cilat u martirizuan në misionin e tyre dy kolegët. Organizata jonë profesionale shpreh mirënjohjen për kolegen Marie Colvin e cila me pasionin, përkushtimin dhe guximin e saj të pashembullt kryerenditet tashmë në historinë e gazetarisë botërore si profesionistja që e flijoi veten në emër të misionit dhe të kurajos së patjetërsueshme të profesionistes. Ajo ishte reporterja pasionante që me të njëjtën kurajo raportoi nga Kosova dhe për Kosovën në vitin 1999”, thuhet në deklaratën e Unionit të gazetarëve.
(aq/shqiptarja.com)