Unioni i gazetarëve në protestë:
"Kasetat e partive janë censurë!"

Unioni i gazetarëve në protestë:<br />
TIRANE - Nën moton ”Gazetarë të të gjitha mediave, refuzoni redaksite e selive partiake:Kasetat e partive janë censure!” Unioni i Gazetarëve Shqiptare, dhe drejtues të disa mediave televizive e të shkruar protestuan të enjten paradite, më 6 qershor, para selive partiake të Partisë Demokratike, Partise Socialiste dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata i bëjnë thirrje redaksive të refuzojnë vendimin e pranimit te kasetave dhe DVD-ve që u sillen mediave nga partitë për pasqyrimin e veprimtarive ditore të fushatës zgjedhore.

Fillimisht Unioni i Gazetarëve iu drejtua selisë së PD-së ku i dorëzuan në mënyrë simbolike një DVD më pas iu drejtuan dhe selisë së socialistëve duke kryer të njëjtin veprim. Më pas u drejtuan drejt KQZ-së e cila mori vendimin që televizionet private të pasqyrojnë veprimtaritë ditore të fushatës zgjedhore me kasetat e montuara në seli.

“E shohim si shqetësim, protestojmë për ta anuluar vendimin. Kjo praktikë me kaseta është censurë”- tha Aleksandër Çipa kreu i Unionit të gazetarëve.

“Kjo praktikë në thelbin e vet shpreh një lloj censure. Nga ana tjetër privon lirinë dhe pavarësinë e medias në Shqipëri, në kuptimin e raportimit të drejtpërdrejtë nga mjedisi, terreni dhe problematika zgjedhore. Unioni shqiptar e shpreh këtë reagim për ta ndërprerë këtë praktikë e cila në praktikën e nisur në zgjedhjet e 2011 u refuzua nga shumica e editorëve profesionistë  shqiptarë dhe nga gazetarët. Në emër të solidaritetit për një raportim të paanshëm, të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i Gazetarëve shqiptarë proteston para KQZ për ta anuluar këtë vendim. Pas këtij momenti do të kërkojmë edhe një takim me anëtarët e KQZ."- tha më tej Çipa.


"Në këtë moment duket sikur puna e të gjithë gazetarëve, industrisë së gazetarëve, të Unionit të Gazetarëve, duhet të stopojë,sepse janë krijuar disa zyra që në thelb janë konsideruar si zyrat e informimit, të cilat do t’i japin publikut atë informacion që u intereson partive politike. Gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre. T’i shohin nga afër fenomenet sepse kjo është e drejta themelemore. Kryesore është informimi dhe edukimi i publikut. Ne duhet të japim nga fushata detajet qe ne i shohim i prekim dhe i ndjejmë dhe jo këto të imponuarat nga partitë politike."- nënvizoi Anila Basha, drejtoreshë e Shqiptarja.com.

Dy selive PD, e PS iu dhurua dhe nga një kopje të Kodit që rregullon sjelljen e mediave në fushatën zgjedhore.
anila basha, proteste, media, censure, zgjedhje 2013

(Foto: Anila Basha sot para KQZ-së)

Unioni i Gazetareve Shqiptare ftoi gjithë editorët e mediave audiovizive shqiptare që gjatë ditës se nesërme në të gjitha edicionet e tyre informative të respektojnë lënien në kuadrat të zi për 1(nje) minute ekranet e tyre duke mbajtur në bardhe e zi slloganin protestues: "Kasetat e partive janë censure"

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare