Unioni i gazetarëve: Policia po
pengon reporterët të pasqyrojnë grevën
Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon sot pas pengimit të reporterëve për të bërë pasqyrimin e grevës së urisë, së ish-të përndjekurve politikë. UGSH njofton se më datë 14 tetor në orën 12.00 do të organizojnë një tubim përpara selisë së kryeministrisë, në shenjë proteste.
TIRANË- Reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptar, pas pengimit të reporterëve për të pasqyruar situatën e ish-të përndjekurve politik, si dhe për të raportuar nga mjediset ku po zhvillohet greva e urisë.
Unioni i gazetarëve denoncon ashpër organet e policisë për masat penguese që kanë ndërmarrë forcat e policisë ndaj reporterëve nga vendi i ngjarjes.
" Unioni I gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë për masat penguese të organeve të policisë ndaj reporterëve të cilët gjatë këtyre ditëve të grevës së urisë s ëish të përndjekurve politikë, e kanë pasur tejet të vështirë të komunikojnë dhe pasqyrojnë gjendjen e grevistëve dhe mjedisin ku ata po zhvillojnë këtë grevë tronditëse", shkruhet në deklaratën për shtyp.
Ndaj, në shenjë protestë, Unioni i Gazetarëve njofton se më datë 14 tetor në orën 12.00 do të organizojnë një tubim përpara selisë së kryeministrisë, duke shprehur kështu solidaritetin ndaj reporterëve të cënuar.
Nga ana tjetër, përmes një deklarate për shtyp, Unioni i Gazetarëve "shpreh keqardhjen për aktet e tentativës për vetëflijim të kryera prej tre nga grevistëve".
Në këto kushte, Unioni Unioni u bën bën apel të gjithë gazetarëve të jenë më të angazhuar të pasqyrojnë këtë ngjarje. "Në këto kushte Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon për gazetarët për më tepër angazhim profesional dhe përkushtim për pasqyrimin e plotë të kësaj greve e cila është më tronditësja e ndodhur gjatë këtyre viteve në realitetin shqiptar", njofton UGSH.
(su.fu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.8%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin 'Maria'
16 Janar, 13:28
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzan Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erjon Braçe nuk do jetë në Fier, i ofrohet njësia 5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27