Unioni i gazetarëve protestë
kundër dhunës ndaj Biçakut

TIRANË – Unioni i gazetarëve ka protestuar sot përpara drejtorisë së policisë së Tiranës lidhur me dhunën e djeshme ndaj gazetarit të “Shekullit”, Dashamir Biçaku. Gazetarë të mediave vizive dhe të shkruar në vend kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për dënimin e truprojave të pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë – Krujë, të cilët goditën Biçakut ndërsa fotografonte Charles Boiun duke dalë nga drejtoria e policisë.
“Denoncojmë dhunën ndaj kolegut nga truprorjat e Charles Boui. Kërkojmë marrjen e masave, të ndëshkohen dhunuesit e kolegut të “Shekullit”. Bëjmë apel kundër censurës, do ndjekim kallëzimin penal”, tha gazetari Mentor Kikia.

NGJARJA
Truprojat e fabrikës së çimentos në Fushë Krujë rrahin dhe dhunojnë fizikisht para drejtorisë së policisë së Tiranës gazetarin e njohur të kronikës në gazetën Shekulli, Dashamir Biçakun.

Gazetari u dhunua fizikisht duke u rrahur me grushta nga bodigardët ndërsa ishte duke filmuar para Drejtorisë së Policisë. Drejtues të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë po dëshmonin sot në gjykatë lidhur me vrasjen e punonjësit të tij pakistanez Anuar Rizik gjatë një atentati mafioz me bombë në banesën e tij.

Mësohet se gazetari i është drejtuar policisë për të kryer kallëzimin, ndërsa sulmi është kryer nga shoqëruesi, i cili e ka qëlluar atë me grushte.

GAZETARI: JA SI ME GODITEN
“Ishim duke pritur pranë Drejtorisë së Policisë për informacion për marrjen në pyetje të drejtorit të fabrikës së çimentos”, Charls Bouri, ka treguar gazetari Biçaku për kolegët e tij. Sipas dëshmisë së tij, rreth orës “12:30 u ngritëm nga kafja kur Charls bashkë me shoqëruesit e tij dolën nga Drejtoria. Bashkë me kolegët fotografuam dhe tentuam ta pyesim. Zoti Charls u largua dhe në moment u afrua një truprojë i cili më pyeti nëse kasha bërë foto. Unë pohova që po, kërkoi që t’i fshija. Dhe si përgjigje më goditi dhe kërcënoi kolegun tim”.

“Bëra kallzim penal – vazhdoi rrëfimin gazetari – në komisariatin numër 3 dhe strukturat thanë që do ndjekin çështjen”. Sipas tij, kur ndodhi incidenti ishte present edhe një officer policie, “fillimisht nuk u kuptua çfarë po ndodhte, pastaj ndërhyri edhe policia”.

Gazetari Biçaku deklaroi se njihet me pronarin e fabrikës së çementos pasi ka komunikuar me të edhe më parë. “Me pronarin kemi komunikuar edhe ditën e ngjarjes”, tha ai duke iu referuar atentatit ndaj palestinezit Anuar Rizik, i cili drejtonte fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, pronë e Charls Bouri.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Frontline/ Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj, 25.2% shohin përkeqësim

Sondazhi në Frontline/ Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj, 25.2% shohin përkeqësim