TIRANE- Gjykata Kushtetuese pritet që të shyqrtojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, e cila ka të bëjë me shfuqizimin e pikës 3 të nenit 11 për ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësor Kombëtar”. Bëhet fjalë pikërisht për marrëdhëniet e të zgjedhurve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë me Konferencën Gjyqësore Kombëtare. në kërkesën e tyre Unioni i Gjyqtarëve kërkon pikërisht përcaktimin e fushës së veprimit të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësor Kombëtare” dhe zbatimin e tij në anëtarët e KLD. “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i pikës 3 të nenit 11 të ligjit nr.77/2012, datë 26.07.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësor Kombëtare”, thuhet në kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve.
Ligji në fjalë “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësor Kombëtare” në pikën 3 të nenit 11 thotë se “Anëtarët e KLD-së, të zgjedhur nga KGJK–ja, nuk mund të paraqesin kërkesë për transferim apo ngritje në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Ndërkohë që kjo kërkesë pritet të shqyrtohet pas rizgjedhjes që pritet t`i bëhet Bashkim Dedës në krye të Kushtueses. Sipas kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve duhet të bëhet piëkrisht shfuqizimi i këtij neni. Pritet që për këtë vendim të shprehet Kushtetuesja. Seanca në Kushtetuese pritet që të mbahet në 7 Nëntor. Subjektet që janë paditur dhe që janë si palë e interesuar në këtë proces gjyqësor janë pikërisht Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
QENDRIMI
Ndërkohë që lidhur me ligjin në fjalë dhe me padinë që është depozituar në Kushtetuese, në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, Ervin Metalla, drejtori i Bordit drejtues të Unionit të Gjyqtarëve sqaron më saktë se çfarë kërkohet nëpërmjet kësaj padie. “Ka diksutime nëse ky ligj ka fuqi prapavepruese për anëtarët ekzistues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo jo. Gjykata Kushtetuese si institucioni më i lartë i takon që të shprehet nëse kjo dispozitë do të veprojë për anëtarët ekzistues që janë zgjedhur tani apo vetëm për ata që janë zgjedhur që me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Këtë pritet që ta vendosë Gjykata Kushteuese”, u shpreh ai.
Ligji Nr. 77/2012
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE
Neni 11/ Marrëdhëniet e të zgjedhurve në KLD me KGJK-në
1.Në mbledhjen e përgjithshme vjetore të KGJK-së anëtarët e zgjedhur në KLD prej KGJK-së, në mënyrë individuale ose kolegjialisht, duhet të paraqesin një raport të hollësishëm për ushtrimin e përgjegjësive të pushtetit gjyqësor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
2.Në përfundim të raportimit, KGJK-ja mund të miratojë një rezolutë, nëpërmjet së cilës përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së përfaqësuesve të saj në KLD për vitin e ardhshëm, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
3. Anëtarët e KLD-së, të zgjedhur nga KGJK–ja, nuk mund të paraqesin kërkesë për transferim apo ngritje në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com