United ndjen rrezikun, kontratë
të re për portierin De Gea

United ndjen rrezikun, kontratë<br />të re për portierin De Gea
Manchester United shumë shpejt mund t’i ofrojë një kontratë të re De Gea pasi Reali Madrid e ka vendosur portierin sërish në krye të listës së merkatos.

Drejtuesit e United kanë vendosur të marrin të gjitha masat e mundshme për të evituar një largim të portierit nga “Old Trafford”.

Sipas mediave angleze, te Manchester United është duke u studiuar mundësia e ofrimit të një kontrate të re për spanjollin, në të cilën është parashikuar edhe një rritje page që do ta çonte lojtarin në një nga më të paguarit e skuadrës.

Nga ana tjetër edhe vet Mourinho është i sigurt për qëndrimin e yllit të kombëtares spanjolle të “Djajtë e Kuq” dhe është shprehur se nuk është i shqetësuar për interesin që
Real Madrid ka shfaqur për portierin.

Ndërkohë, De Gea vet, ende nuk ka folur për një transferim të mundshëm, por nëse Reali Madrid do të bënte një ofertë konkrete për spanjollin, mbajtja e shërbimeve të tij do të jetë shumë  e vështirë për United.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos