Universitetet, ja udhëzimi i MAS
për transferimin e studentëve

Universitetet, ja udhëzimi i MAS<br />për transferimin e studentëve
TIRANE - Ministria e Arsimit, ka bërë publike sot procedurat zyrtare që do të ndiqen nga studentët për transferimin e tyre nga universitetet që iu janë hequr licensat tek universitetet publike dhe private.
 
Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga vetë ministrja Lindita Nikolla, studentët të cilët janë të regjistruar në shkollat që tashmë janë mbyllur mund të transferojnë studimet e tyre në universitete publike dhe private, në degë të njëjta ose të ngjashme me ato që ndjekin aktualisht.

PDF - Ja udhëzimi i plotë i Ministrisë së Arsimit për transferimin e studentëve
 
Ministria e Arsimit thekson se institucionet e arsimit të lartë që u është hequr licensa kanë detyrimin që të përgatisin dosjen e çdo studenti, brenda 1 shtatorit pa asnjë taksë apo pagesë për studentët.
 
Ndër të tjera Ministria shprehet se këto universitete duhet t’u dorëzojnë brenda datës 1 shtator diplomën studentëve të cilët e mbrojtur atë në këto universitete. Këto dosje të marra nga studentët duhet të dorëzohen nga ata brenda datës 20 shtator për transferimin e studimeve.
 
Më pas do të jetë Komisioni i vlerësimit, njohjes dhe ekuivalentimit, që mblidhet brenda datës 25 shtator dhe që do të bëjë renditjen e studentëve aplikantë mbi bazën e një sistemi pikëzimi të vendosur me vendim të senatit akademik. Sistemi i pikëzimit konsiston td paktën në notën mesatare të studimeve të shkollds së mesme, studimeve universitare pararendëse dhe performancës së shlyerjeve të detyrimeve akademike paraardhëse.
 
Në përfundim të vlerësimit dhe renditjes së aplikantëve, Komisioni përcakton listën e kandidatëve që do të pranohen. Më pas kjo listë i dorëzohet dekanatit brenda 6 tetorit i cili hap regjistrimet nga data 7-10 tetor. 

Kjo listë përfundimtare e regjistrimit të transferimit të studentëve, i kalon më pas Ministrisë së Arsimit, brenda datës 16 tetor, dhe më pas ky institucion, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, ngre Komisionin e Posaçëm për verifkimin e procedurave të transferimit të studentëve.
 
Ky komision do të hartojë raportin përfundimtar të transferimeve, i cili duhet të jetë gati brenda datës 20 tetor. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale