Universitetet, kuotat e ngelura
bosh në të gjitha degët / Lista 

Universitetet, kuotat e ngelura<br />bosh në të gjitha degët / Lista 
Ashtu siç ishte parlajmëruar, në raundin e dytë do të jenë më mijra kuota të lira, për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë, apo për ata kandidatë që kërkojnë të fitojnë një preference më të mirë. Nga të dhënat që ka siguarar “Shqiptarja.com”, në Universitetet publike janë regjistruar rreth 30% e fituesve, ndërsa pjesa tjetër do të jenë vende të lira për në raundin e dytë.

Mjekësia
Në degën e mjekësisë janë regjistruar rreth gjysma e fituesve, konkretisht 134 nga 246 vende të lira që ka kjo degë. Te infermieria janë regjistruar 95 kandidatë, nga 300 kuota të lira. Çudia është tek dega e farmacisë ku deri një ditë para përfundimit të afatit nuk është regjistruar asnjë student fitues. Edhe në degët Mami dhe Fizioterapi numri i të rëgjistruarve është shumë i ulët.

Ekonomiku
Te Fakulteti Ekonomik janë regjistruar 241 studentë nga 1178 vende të lira. Numër shumë herë më i ulët, nga pritshmëritë që kanë të rinjtë per degët e këtij fakulteti.

Të tjerët
Edhe te Shkencat e Natyrës, numri i të regjistruarve është i ulët, ku janë nga 2-50 studentë të regjistruar për çdo degë. Numër të lartë regjistrimesh ka në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku janë regjistruar rreth gjysma e fituesve. Numër i ulët regjistrimesh është edhe në Universitetin Buqësor, ku më shumë se 70% e kuotave do të jenë të lira për në raundin e dytë.

Raundi i dytë
Aplikimet me raundin e dytë do të nisin në datën 23 shtator. Maturantët në Tiranë qytet dhe qark, do të kenë 3 ditë kohë për të zgjehdur degët, nga data 23-25 gusht. Më pas do të vijohet me aplikimin në Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll, të cilat do kryhen në datën 26 shtator. Në datën 27 do të aplikojnë maturantët e Fierit, Mallakastrës, Lushnjes, Beratit, Kuçovës dhe Skraparit. Në datën 28 shtator aplikojnë maturantët e Shkodrës, M.Madhe, Pukë, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin. Në datën 29 shtator aplikojnë maturantët e Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës,  Delvinë, Tepelenë dhe Tërmet. Ndërsa në datën 30 shtator aplikojnë maturantët e Kukësit, Hasit, Tropojë, Dibër, Mat dhe Bulqizë.

Lista e fituesve përfundimtarë të raundit të dytë, pritet të publikohet në datën 6 tetor.
 
 
lista
(Vendet bosh në Universitetin e Tiranës)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)