TIRANE- Viti i ri akademik do të nisë në 12 tetor. Në një urdhër të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla përcaktohet se universitetet do të “hapin dyert” në javën e dytë të tetorit. Periudha e pushimeve do të jetë 21 dhjetor 2015- 3 janar 2016. Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka përcaktuar dhe mënyrën se si do të pranohen studentët e rinj. Fituesit paraprak në universitete do të publikohen në datën 3 shtator dhe menjëherë më pas do të nis regjistrimi i tyre, i cili do të mbyllet në 9 shtator.

“Kandidatët fitues në listat paraprake, kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit on-line: Të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin. Të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit on-line.