TIRANE- Formulari A2 do të publikohet në datën 22 korrik, ditën kur do të miratohen kuotat e pranimeve në universitetet publike. Drejtuesit e Agjensisë Kombëtare të Provimeve konfirmojnë se shtyrja e datës për plotësimin e formularit A2 ka ardhur për shkak se Ministria e Arsimit ende nuk ka çuar në Këshillin e Ministrave propozimin për kuotat e pranimit. Plotësimi i formularit A2, pritet të nisë pas datës 23 korrik. Për t’ju ardhur në ndihmë rreth 45 mijë kandidatëve AKP ka publikuar ditën e djeshme paketën informuese për plotësimin e formularit A2.
Në këtë paketë maturantët mund të gjejnë pikët e fituesit të fundit, të një viti më parë, koefiçentët e lëndëve dhe shkollave, formulën “online” për të llogaritur pikët si dhe faturën që duhet të paguajnë për të plotësuar A2-shin. Çdo kandidatë duhet të paguajë 2 mijë lekë (të reja), në mënyrë që të ketë të drejtën për të plotësuar formularin A2. Pagesa sipas AKP-s, mund të bëhet duke filluar nga dita e sotme dhe maturantët duhet të ruajnë vërtetimin që e konfirmon atë.
/Shqiptarja.com