TIRANË- Sot është dita e fundit për fituesit në Universitetet, në mënyrë që të regjistrohen. Nga dita e nesërme askush nuk do të ketë mundësi për tu regjistruar. Nga të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Provimeve deri ditën e djeshme janë regjistruar rreth 11 mijë e 500 kandidatët. Kjo do të thotë që pritet të jenë rreth 7 mijë vende të lira, për kandidatët që nuk kanë fituar asnjë degë apo për ata që duan të fitojnë një preferenc më të mirë.

Niveli më i lartë i regjistrimeve është në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin mjekësor. Në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 75% e kandidatëve ndërsa 25% e kuotave vazhdojnë të mbeten të paplotësuara. Në Universitetin mjekësor janë regjistruar 76% dhe 24% nuk janë regjistruar ende.