Universitetet private,regjistrimet e
studentëve të rinj deri në 15 nënto

Universitetet private,regjistrimet e<br />studentëve të rinj deri në 15 nënto
TIRANE - Ndërsa të gjithë maturantët ndodhen në fazën e përzgjedhjes së unversitetit ku do të studiojnë vitin e ardhshëm akademik, Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzim ku detajohen procedurat dhe rregullat që duhet të ndjekin universitetet private në këtë proces. 

Referuar udhëzimit, universitetet jopublike do të duhet të ndjekin disa rregulla edhe më strikte se më parë, duke pasur të përcaktuar datën ku do të nisë procesi i regjistrimit dhe datën kur ku i fundit duhet të përfundojë. Institucionet jopublike të arsimit të lartë nuk mund të nisin procesin e regjistrimit të studentëve që kanë dhënë provimet me zgjedhje para datës 1 gusht dhe as nuk mund ta vijojnë atë pas datës 15 nëntor.

Udhëzimi përcakton se me mbylljen e procesit të regjistrimit të studentëve të rinj, që kanë si detyrim dhënien e provimeve me zgjedhje, universitetet private do të duhet të dorëzojnë listën e studentëve të regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Kjo e fundit, deri në datën 31 dhjetor, u dërgon universiteteve jopublike listën përkatëse me numrat e matrikullimit të studentëve, çka do të thotë se procesi i regjistrimeve futet në një kalendar kohor të parapërcaktuar.

Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave ose Master i Arteve të Bukura dhe Master Profesional, në institucionet private të arsimit të lartë të kryhet: për semestrin e parë deri në datën 15 nëntor dhe për semestrin e dytë deri në datën 15 mars. Për aplikim, kandidati, shtetas shqiptar që ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në një institucion të arsimit të lartë shqiptar (publik ose privat) duhet të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

Kopje të noteruar të diplomës së lëshuar në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë të shoqëruar me listën origjinale të notave; Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit dhe 2 fotografi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut