TIRANE- Me shpalljen e kuotave në të gjitha universitetet e vendit, studentët tashmë e kanë më të thjeshtë të zgjedhin degët e tyre të preferuara duke bërë përllogaritjen e pikëve. Kështu, duke pasur rezultatin e të gjitha notave të provimeve dhe mesataren e shkollës së mesme, të gjithë të rinjtë mund të bëjnë përllogaritjen e pikëve që kanë grumbulluar në total. Duke u bazuar edhe në tabelën e fituesve të pikëve të fundit përgjatë vitit të kaluar, por duke shtuar edhe 100 pikë mbi këtë, maturantet mund të përcaktojnë nëse janë fitues në degët e tyre të preferuara.
/Shqiptarja.com

VIDEO











