Universitetet/ Zbulohet propozimi: 
Do të rikthehen sërish "Part-Time"

Universitetet/ Zbulohet propozimi: <br />Do të rikthehen sërish
TIRANË- Projektligji për arsimin e lartë mbyll përfundimisht studimet Part-Time. Një vit më parë Ministria e Arsimit nuk i hapi aplikimet për studimet me kohë të pjesshme për shkak të numrit të lartë të studentëve që ishin pranuar dhe se nuk jepnin diploma cilësore. Për drejtuesit e Universitetit të Tiranës mbyllja e studimeve Part-Time është një gabim, pasi u hiqet e drejta mijëra personave që nuk kanë mundësi për të studjuar me kohë të plotë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ku u diskutuan ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule propozoi rikthimin e studimeve me kohë të pjesshme. “Rikthimi i sistemit Part- Time. Moslejimi tranferimeve brenda një institucioni masteri ekzekutiv kurrsesi s'duhet të jetë ekuivalent me doktoraturën dhe rrëzimin e kapitullin 12 për arsimin e lartë”, - ishin disa nga kërkesat e Rektorit të UT-s, Dhori Kule. Lidhur me ndryshimet rrënjësorë që bëhen arsimit me këtë projektligji, Kule thekësoi se “është antikushtetues, pasi Kushtetuta u jep universiteteve autonomi dhe jo pavarësi”. Për Dekanin e Fakultetit filologjik Shezai Rrokaj, sot nga fondet që jepen nuk paguhen as pagat e pedagogëve dhe nuk mund të mendohet që ky fond të ndahet. “Nga të ardhurat që kanë universitetet aktualisht nuk plotësojmë dot as sistemin e pagave dhe universitetet prej 3-4 vitesh marrin nga fondet e kushtëzuara për të plotësuar nevojën e pagave. Nëse edhe në këtë pak fond që jepet nga shteti futen aktorë të tjerë, atëherë ne ngremë kështjella të bukura, por kështjella prej rëre”, - tha Rrokaj. Edhe përfaqësuesit e Këshillit Studentor ashtu si pedagogët, i kanë quajtur ndryshimet në arsimin e lartë “si antikushtetuese”

Financimi
Sipas projektiligjit që ka propozuar Ministria e Arsimit parimet bazë të financimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë nga Buxheti i Shtetit janë: Konkurrenca e lirë midis institucioneve që gëzojnë të njëjtin status. Mundësitë e barabarta për institucionet e arsimit të lartë, në varësi të statusit që ato kanë. Mbështetja e interesave prioritare e strategjike të vendit dhe shpërndarja e fondeve bazuar mbi treguesit e cilësisë së institucioneve, për mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe inovacionin e zhvillimin. “Institucioni i arsimit të lartë harton një plan buxhetor afatmesëm, i cili është pjesë e planit strategjik të zhvillimit të institucionit. Ky plan përditësohet çdo vit. Të gjitha të ardhurat e krijuara nga institucionet publike të arsimit të lartë përdoren prej tyre dhe pjesa e papërdorur e të ardhurave mbartet në vitin pasardhës. 4Përdorimi i të ardhurave nga Buxheti i Shtetit për institucionet e arsimit të lartë bëhet në përputhje me kushtet dhe qëllimet e grantit të akorduar”, - parashikon neni 118 i projektligjit.
 
Ligji
Si mund të kthen Universitetet private në publike?
 
Universitet private mund të kthehen në publike nëse zbatojë disa rregulla që ka përcaktuar ligji i ri. Institucionet publike të pavarura të arsimit të lartë (IALPP) janë ente publike të njohura si persona juridikë nga ky ligj dhe që krijohen sipas përcaktimeve të tij. Institucionet që kërkojnë të transformohen në IALPP duhet të përmbushin paraprakisht kriteret e përcaktuara në këtë ligj. Bordi i administrimit të IAL-së është autoriteti që vendos për transformimin e institucionit, pasi të ketë marrë miratimin e Senatit akademik.  IALPP-të nuk ndjekin qëllim fitimi dhe të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e tyre përdoren për realizimin e misionit të institucionit. Pavarësisht nga origjina e themelimit, IALPP-të zbatojnë të njëjtat rregulla organizimi.
 
Rektori
“Mbyllja e studimeve Part-Time është një gabim, pasi u hiqet e drejta mijëra personave që nuk kanë mundësi për të studjuar me kohë të plotë”. Ligji i ri nuk parashikon studime me kohë të pjesshme
 
Rrokaj:
Nga të ardhurat që kanë universitetet aktualisht nuk plotësojmë dot as sistemin e pagave për pedagogët dhe universitetet prej 3-4 vitesh marrin nga fondet e kushtëzuara për të plotësuar nevojën e pagave.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen