Universiteti i Arteve, 300 studentë
çdo ditë në fakultet për të konkurua

Universiteti i Arteve, 300 studentë<br />çdo ditë në fakultet për të konkurua
TIRANË - Rreth 300 studentë i nënshtrohen çdo ditë konkurseve për tu pranuar në një nga degët e universitetit të arteve në kryeqytet. Konkurset të cilat kanë nisur prej së hënës vijojnë çdo ditë dukë testuar të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e degëve që ofrohen në këtë fakultet.

Konkurimi bëhet në bazë të një liste emërore e cila është shpallur nga fakulteti që më herët, pas përfundimit të maturës shtetërore dhe aplikimit për në universitet.
Emocionet e ditës së pranimit në universitet kanë bërë që shumë nga konkurentët të shoqërohen nga prindërit e të afërmit të cilët i presin ata jashtë dyerve të sallave bë të cilat zhvillohen konkurset.

Ndryshe nga sa ndodh në universitetet e tjera ku fituesit shpallen në bazë të formularit A2 me sistemin meritë-preferencë,në universitetin e arteve fituesit dalin pas konkurseve për çdo degë studimi ku përzgjedhja bëhet nga pedagogët artistë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi