Universiteti i Arteve ka publikuar rezultatet e konkurseve që janë zhvilluar nga data 26 deri në 28 gusht. Në listën e publikuar nga artet, janë të ndarë konkurset për Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik dhe Fakultetin e Arteve të Bukura. Një pjesë e kandidatëve kanë arritur rezultate të larta, duke e kaluar nivelin e 200 pikëve, ndërsa ka patur dhe nga ata që nuk kanë grumbulluar më shumë se 100 pikë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për të fituar një nga degët në Universitetin e Arteve, konkursi do të ketë 70% të peshës përfundimtare për llogaritjen e pikëve, ndërsa 30% do ta zënë rezultatet e maturës shtetërore dhe mesatarja. Me mbylljen e konkursit tek artet dhe shpalljen e rezultatit, kandidatët duhet të presin listën e fituesve e cila pritet të publikohet në datën 3 shtator, për të përcaktuar nëse do të jenë fitues.

piket

piket

piket