Gjithë kjo bie në kundërshtim me ligjin, pasi vetë ligji i arsimit të lartë 9741 datë 21. 5.2007, i ndryshuar, kreu 7 neni 47 si dhe VKM 331 datë 25.3.2009 përcaktojnë ndarjen në nivele të personelit akademik, si titullarë të lëndëve dhe e kthejnë këtë konkurs me pikë për personelin e kategorisë profesor. Pra sipas urdhërit të rektorit për vendet e lira të punës për të rekrutuar pedagogë të ftuar një profesor ose profesor i asociuar të konkurojë me docentin apo lektorin.
Kështu referuar VKM 331 datë 25.3.2009 kreu 1 “Ndarja në nivele, brenda kategorive, të personelit akademik, pika 2”. Kjo gjë sipas kandidatëve për pedagogë të ftuar është absurde. Po VKM 331 datë 25.3.2009 pika 7 kreu 2 shkruhet se “Personeli akademik me profesor dhe profesor i asocuar, punësohen me kontratë, me afat të papërcaktuar në institucion”. Po në këtë urdhër ka disa paqartësira.
“Në pikën 2 , ku citohet “ Dekani të formalizojë sipas rastit komision ad hoc dhe të paraqesë në degën e burimeve njerëzore, kërkesën për shpalljen publike të vëndit të punës dhe kriteret specifike përkatëse”, kuptojmë se nga pika 1 që jep përbërjen e komisionit për pedagogët e ftuar, pika dy flet tashmë për personel të brendshëm. Pra pika 1 dhe 2 e këtij urdhri lihen tërësisht të paqarta. Komisioni për pedagogët e ftuar ose të jashtëm është caktuar, ndërsa ad hoc, kompetencë e dekanit kupton pedagogë të brendshëm” shprehet Ina Kosturi, profesoreshë e asociuar, dhe kandidate për pegadoge të jashtem në këtë universitet.
(Në foto: Faksimile e urdhërit të nxjerrë nga UART për konkursin e pedagogëve të jashtëm)
Por problemi nuk qëndron me kaq, në kërkesë, firmosur nga zv/rektori i Universitetit të Arteve, drejtuar Rektorit të unversitetit Petrit Malaj, për “Projekt struktura për personelin akademik të ftuar në Fakultetin e Muzikës për vitin Akademik 2013-2014”. “Fakulteti i Muzikës me dekan Prof Sokol Shupo , ndryshe nga dy fakultetet e tjera te Artit skenik dhe Arteve të Bukura paraqet një strukturë të veçantë në kundërshtim me ligjin, VKM dhe specifikën e Fakultetit të Muzikës. Ky fakultet ka dy departamente, Departamenti i Interpretimit dhe ai i KMDP.
Dy departamentet japin struktura të ndryshme, dhe ajo e departamentit të interpretimit drejtuar nga Prof Asoc Fatos Qerimaj është në kundërshtim me rregullat për programet e studimit special” shprehet violinistja e njohur Ina Kosturi. Më tej violinistja e njohur shprehet se “Në disa programe, përkatësisht violinë, violë, flaut , oboe, klarinetë, fizarmonikë klasike etj kërkohen pedagogë të ftuar përkatësisht nën drejtimin e pedagogëve me tituj të brendshëm. Midis tre programeve të ngjashme violinë, piano, violoncel , kësaj strukture i nënshtrohet vetëm violina, për të mos lejuar punësimin e pedagogëve të kualifikuar në këtë program.
Kjo metodë e shpikur vetëm në Departamentin e Interpretimit bëhet qesharake kur në pikën 11 në programin e fizarmonikës klasike do drejtojë vetë shefi i departamentit Qerimaj që është prof asoc për klarinetë! Po kështu pika 4, në oboe do drejtojë një fagotist, pika 7 në korno një trombist etj. Për specifikën e instrumentit që fillohet në moshën 7 vjeçare dhe rolin shumë të rendësishëm të pedagogut që drejton në formatin një student një pedagog, studenti instrumentist drejtohet nga 1 pedagog në gjithë periudhën e shkollimit, pra është absurd numri i një pedagogu dhe një asistenti siç tentojë të bëjë departamenti i Interpretimit në disa programe” thotë Kosturi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.07.2013
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)