Universiteti i Korçës, këtë vit
akademik hap doktoraturën

Universiteti i Korçës, këtë vit<br />akademik hap doktoraturën
KORÇË - Vitin e ardhshëm akademik në Universitetin “Fan.S.Noli” të Korçës priten të hapen disa programe të reja studimi në doktoraturë dhe disa degë të reja. “Shumë shpejt do të çelim disa programe të reja studimi në doktoraturë, pasi sot kemi vetëm një program doktorature në Fakultetin e Bujqesisë.

Kemi aplikuar dhe presim miratimin edhe për dy aplikime të reja, një në Fakultetin e Edukimit dhe një në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane” thotë Rektori i universitetit Gergji Mero. Por përveç doktoraturave në këtë universitet prite të hapen edhe disa degë të reja si në Administrim dhe Politika Sociale pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, Master Profesional në Infermieristikë, Master Profesional në Mësimdhënie në Biologji-Kimi

“Ndërsa janë riorganizuar disa programe aktuale studimi si, një program studimi në Fakultetin e Bujqësisë “Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë”, dy programe studimi në Fakultetin Ekonomik, “Administrim Biznesi në Marketing” dhe “Administrim Biznesi në Turizëm”, të cilat do të plotësojnë më së miri kërkesat që ka rajoni për specialistë të këtyre profesioneve” shprehet Rektori.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin