Universiteti i Prishtinës, jep
dorëheqjen Rektori Ibrahim Gashi

Universiteti i Prishtinës, jep<br />dorëheqjen Rektori Ibrahim Gashi
PRISHTINE- Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Rektorit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Ndërkaq bëhet me dije se në këto momente po vazhdon një takim urgjent në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Ibrahim Gashi e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP-së. Ai ka thënë se pas protestave dhe lëndimit të disa personave ka vendosur të jap dorëheqje morale nga udhëheqja e UP-së.

Dorëheqja e Ibrahim Gashit nga posti i Rektorit në Universitetin e Prishtinës vjen pas protestave të vazhdueshme të sutdentëve pas raportimeve për gradime të falsifikuara në këtë Universitet.

Në lidhje me këtë çështje, është themeluar një Komision Profesional Vlerësues në kuadër të Senatit të Universitetit, i cili pritet që brenda 45 ditësh të dalë me vlerësimet për publikime në revista joshkencore dhe gradime që nuk janë në përputhje me standardet e Universitetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës