TIRANE- Protesta e të gjithë stafit së këtij universiteti, do të nisë në orën 08:00, kohë kur zyrtarisht nis edhe viti i ri akademik 2012-2013. Këshilli i profesorëve dhe senati akademik i këtij universiteti, i kanë dërguar një letër informuese për këtë protestë edhe kryeministrit të vendit, Sali Berisha si dhe ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ku e vënë në dijeni për këtë hap që kanë marrë.
Vendimi i tyre vjen si pasojë e situatës konfliktuale ku ndodhet që prej disa muajsh ky universitet, për zgjedhjen e rektorit të ri. Ata shpjegojnë se vendimi për bojkotimin e auditorëve në ditën e parë të fillimit të vitit akademik, vjen si pasojë e mosndërhyrjes së asnjë institucioni për të zgjidhur ngërçin që ka mbërthyer marrëdhëniet midis senatit akademik dhe rektorit.
Pedagogët kërkojnë që të hapet rruga për zgjedhjet e reja, pasi sipas tyre, është jashtë çdo logjike që një universitet i tërë mbahet peng nga një person i vetëm që nuk pranon të lëshojë karrigen me asnjë kusht. "Ditën e hënë, me datë 8 tetor, në orën 08:00 ne kemi vendosur të zhvillojmë një protestë një orëshe. Për këtë kemi vënë në dijeni edhe ministrin e Arsimit edhe kryeministrin. Ne kërkojmë që të zhbllokohet situata në të cilën ndodhet universiteti ynë që prej muajit janar si dhe të hapet rruga për zgjedhjen e rektorit të ri. Jemi i vetmi universitet në vend që ende nuk kemi zgjedhur rektorin e ri si dhe është e bllokuar çdo lloj vendim marrje, për shkak të përplasjes që ka senati akademik me rektorin. Madje të gjitha vendimet që janë marrë deri më tani nga rektori, janë marrë pa miratimin e senatit akademik, që përbën shkelje të ligjit të arsimit të lartë. Me anë të kësaj proteste ne duam t'u tërheqim vëmendjen të gjithë institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe universiteti të mos peng i një personi të vetëm që nuk pranon të zbresë nga karrigia e rektorit", - na shpjegojnë anëtarët e senatit akademik që lajmërojnë për protestën që do të mbahet ditën e hënë
Në këtë universitet nuk janë zhvilluar zgjedhjet për drejtuesit e rinj, për shkak se senati akademik vuri si kusht kriterin e moshës për të gjithë ata që do të kandidojnë për poste drejtuese, ndërkohë që rregullorja e re nuk u firmos nga rektori Vejsel Rizvanolli, pasi ai mbushte kriterin e moshës, por do të kandidojë sërish por postin e rektorit.
VITI AKADEMIK
Të hënën, me datë 8 tetor, të gjitha universitetet e vendit hapin dyert për të pritur studentët e tyre. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, auditoret do të hapen edhe për universitetet private. Ndërkohë që ditën e hënë të gjithë studentët e rinj, që janë shpallur fitues për herë të parë, do të paraqiten pranë sekretarive të fakulteteve përkatëse për të dorëzuar dokumentet përkatëse dhe listëpagesën e mandatit të pagesës prej 1600 lekësh të reja. Ndërsa sa u përket studentëve që nisin studimet e larta në nivelin master ata do të duhet të presin edhe një javë më shumë. Për të rinjtë që duan të regjistrohen për herë të parë në një master, shkencor ose profesional, afatet janë të hapura deri më datë 15 tetor, ditë pas së cilës do të shpallen edhe emrat e rreth 17 mijë fituesve.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com