Universiteti i Sporteve, sot
mbledhje për provimet fantazëm
- Universiteti i Sporteve do të mblidhet sot për verifikimin e skandalit të publikuar nga gazeta Shqiptarja.com. Mentor Spahia, dekani i fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, pranë Universitetit të Sporteve deklaroi se do të zhvillohet një takim me këshillin e fakultetit ku do të kërkohet të vihet në dispozicion i gjithë proces verbali dhe aktet zyrtare.
TIRANE- Universiteti i Sporteve do të mblidhet sot për verifikimin e skandalit të publikuar nga gazeta Shqiptarja.com. Mentor Spahia, dekani i fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, pranë Universitetit të Sporteve deklaroi për gazetën se gjatë ditës së sotme do të zhvillohet një takim me këshillin e fakultetit ku do të kërkohet të vihet në dispozicion i gjithë proces verbali dhe aktet zyrtare.
“Pikërisht për këtë problem, gjatë ditës së sotme kemi një takim me këshillin e fakultetit, për të kërkuar një informacion më të plotë në administratën tonë dhe të na vihen në dispozicion të gjithë proces-verbalet dhe aktet zyrtare dhe pas verifikimeve ët dalim në një konkluzion zyrtar. “- deklaroi Mentor Spahia.
Sipas një dokumenti të zbuluar së fundmi rezulton se rektori Rizvanolli, ka favorizuar dhëndrin e tij, Redi Shijaku, aktualisht student i vitit të katërt të sistemit part-time te fakulteti i Shkencave të lëvizjes, të kalojë në të gjitha provimet, megjithëse ai nuk ka qenë fare i pranishëm në Shqipëri në datat kur, sipas procesverbaleve, janë dhënë provimet. Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, për të gjitha hyrje e daljet e këtij personi nga Shqipëria, rezulton mospërputhje mes datës së provimit dhe kohës kua ai ka qenë në Shqipëri. Nga ana e tij rektori Vejsel Rizvanolli është shprehur se janë thjesht akuza, pasi ai nuk ka pushtet mbi të gjithë pedagogët, shefat e departamentit apo dekanin, ku është student dhëndri i tij.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja/ Mbahet mesha në katedralen ortodokse 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë
25 Dhjetor, 08:33
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic
25 Dhjetor, 07:58
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Historia e kremtimit të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 07:45
-
Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori
25 Dhjetor, 07:31
-
Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot
25 Dhjetor, 07:26
-
Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë
24 Dhjetor, 23:29
-
Kremtohet Krishtlindja! Mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48