TIRANE - Universiteti i Tiranës ka nderuar me titullin Doctor Honoris Causa një nga monumentet e gjalla të së Drejtës Penale Ndërkombëtare Profesor Cherif Bassiouni. Me origjinë nga Egjipti shtetësinë e të cilit e ruan ende, Bassiouni shtetas Amerikan gjithashtu, konsiderohet babai i së drejtës ndërkombëtare penale.
Ai ndodhet ne Tiranë si pjesëmarres i Konferences së organizuar në bashkëpunim të fakultetit Juridik të Tiranë, Romës, dhe Institutit Ndërkombetar Superior të Skencave të kriminologjisë në Sirakuza.
Konferenca 2 ditore mbahet në kuadër të 10-vjetorit të firmosjes së traktatit të Romës nga Shipëria me titull: “10 vjet duke luftuar mosndëshkueshmërinë”.
Nëse bota ka institucione në nivel ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, mbështetja akademike dhe ligjore ekziston falë kontributit dhe mendimit shkencor të së drejtës, që Prof Bassiouni ka përkthyer në ligje.
Institucione si shkolla superiore Ndërkombetare e Skencave të kriminologjisë në Sirakuza të italisë, Gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, misionet e OKB për verifikimin e krimeve të luftës në Afganistan, Bahrein dhe së fundmi në Libi janë drejtuar nga akademiku, që sot Universiteti i Tiranës e diplomoi Doktor.
Me propozim të fakultetit juridik dhe me votim unanim nga senati i universitetit të Tiranës rektori Dhori kule i ka dorëzuar diplomen Doctor Honoris Causa. Në një ceremoni ku përvec ambasadës Italiane dhe Egjiptiane, të pranishëm ishin Prokurori i Përgjithshëm dhe figurat më të rëndësishme të botës akademike të së drejtës në Shqipëri.
Kandidat për çmimin Nobel në 1999 doktor prof. Bassiouni në fjalën e tij tha se nuk janë titujt, apo thjesht kompensimi për punën e bërë shtysa në krijimin e një karrierë, por “sensi i misonit, që ndjejmë brënda në gjërat që bëjmë”.
Diploma e universitetit të Tiranës është e fundit njohje për madhësinë e figurës akademike të profesor Cherif Bassiouni, që në karrierën re tij ka njohje dhe vlerësime nga 11 universitete nga e gjithë bota. Gjithashtu ka marre 13 medalje nga shtete si Austria, Egjipti, Italia, Franca Gjermania dhe SHBA.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com