Shqipëria u radhit në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike etj.

Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education Ëorld University Rankings përfshiu në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501.

Ndërkohë më të mirat në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801, 1001, 1501, 2 Universitete të Bosnjës, 1 në Maqedoninë e Veriut dhe fatkeqësisht asnjë universitet nga Shqipëria.

Vlerësuesi i dytë QS World University Ranking që në vitet e fundit ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike (UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private, ku me renditjen më të mirë është Universiteti Bujqësor.

Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore.

Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në 2021 renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis vendeve 350-400.

Sfidë për Ministrinë e Arsimit mbetet thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të Universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj.

“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të patur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”.”- tha Manastirliu.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit Manasttirliu në takimin me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike adresoi sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve.

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:
Universiteti Bujqesor i 605
-Universiteti Durrësit i   606
-Universiteti i Politeknik i 658
-Universiteti i Tiranës i 677