SHKODER- Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka festuar sot 55-vjetorin e krijimit të tij dhe në mjediset e këtij universiteti është organizuar një ceremoni, ku të pranishëm kanë qenë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, përfaqësues akademik si dhe personalitete të shquar nga trevat shqiptare dhe të huaj.
Ka qenë rektori i këtij universiteti, Artan Haxhi i cili i ka njohur të pranishmit me historikun e këtij universiteti.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në ceremoninë jubilare të 55-vjetorit të themelimit të universitetit “Luigj Gurakuqi” theksoi se ky përvjetor është edhe më i rëndësishëm pasi përkon me atmosferën e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë sepse ky institucion mban emrin e një prej figurave më të shquara të historisë shqiptare.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka theksuar se ky përvjetor e gjen ndryshe këtë universitet.
Në fund të aktivitetit të pranishmit kanë ndjekur filmin dokumentar “Brezni ne Vite”, ndërsa është organizuar edhe ceremonia e dhënies së vlerësimit “Mirënjohja e Universitetit të Shkodrës”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com