TIRANE - Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i krijuar si organizatë jo fimprurëse që në fillimet e veta u fokusua në maksimalizimin e cilësisë dhe arritjen e standardeve më të mira jo vetëm për sistemin universitar shqiptar, por edhe mbështetur në përvojën e universiteteve më të mira.
I krijuar nga një grup me përvojë në fushën e arsimit të lartë, me në krye Prof. Dr. Anastas Angjeli (rektori i parë i UMSH), shumë shpejt u klasifikuam në një renditje me shkollat e arsimit të lartë më të mirat në vend. UMSH vazhdon me sukses të përmbushë objektivat për të qenë në rradhë të parë një qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor dhe lidhjes së drejtpërdrejtë të pjesës akademike me tregun e punës.
PROGRAMET E STUDIMIT DHE PUNËSIMI I STUDENTËVE
Programet e studimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’i përgjigjen, por edhe t’i paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri por, edhe nevojave për specialistë të mirëfilltë në fusha të cilat janë specifike dhe ka mungesë të profesionalistëve. Nëpërmjet programeve të studimit që organizohen në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve, synimi i UMSH është që t’i pajisë studentët me njohuritë themelore, ato shkencore dhe praktike, në dy drejtime kryesore, atë ekonomik dhe të shkencave sociale.
Universiteti, përveç formësimit në kuadrin akademik, synon që nëpërmjet thellimit në punën praktike të studentit pranë institucioneve shtetërore, atyre ndërkombëtare dhe sektorit privat me të cilat bashkëpunon që në themelimin e vet, ku një rëndësi e veçantë i jepet përafrimit të profilit të studimeve me aspektin praktik. Ky sistem, ofron në të njëjtën kohë, edhe një mundësi shumë të mirë për punësimin e studentëve, të cilët kanë një mundësi më të madhe që nëpërmjet performancës së tyre gjatë praktikës profesionale, të mund të punësohen pranë institucioneve partnere të UMSH.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, eksploron dhe evidenton në vazhdimësi nevojat në rritje të tregut të punës në Tiranë, në qytetet e mëdha dhe përgjithësisht në zonat urbane të vendit për specialist të mirëfilltë dhe në të njëjtën kohë, UMSH nëpërmjet bashkëpunimit institucional me institucione, agjenci, ente etj shtetërore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, identifikon nevojat emergjente në këta sektorë duke i përkthyer ato në një ofertë me qëllim përgatitjen dhe furnizimin me kapacitete konkurruese në fushat përkatëse.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga programet e studimit dhe aftësitë e kompetencat që zotërojnë studentët pas përfundimit të tij, pra formimi i plotë dhe ndërshkencor i përfituar gjatë ciklit të parë apo të dytë të studimeve, do t’ju krijojnë atyre mundësinë e formimin të tyre si ekonomistë, financierë, bankierë, specialistë me formim ekonomik dhe juridik, informaticienë, programues, juristë të përgjithshëm, specialistë të së drejtës evropiane dhe të drejtës publike, specialistë të marrëdhënieve ndërkombëtare, të administratës, hartues dhe studiues të politikave të zhvillimit, etj. Këto (kjo) përgatitje, ju mundësojë gjithashtu studentëve ndjekjen e një karrierë kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve, duke rritur kështu shanset për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale në fushat e ekonomisë, shkencave juridike dhe politike duke u mundësuar atyre specializimin në fusha të nryshme të ekspertizës, gjë që kontribuon në avancimin e tyre profesional dhe rrit konkurrueshmërinë e tyre në tregun e punës dhe efikasitetin e tyre në funksion të karrierës.
STAFI AKADEMIK
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, që me themelimin e tij, edhe në aspektin e stafit akademik, bashkërendon traditën e mirëfilltë të angazhimit të ekspertëve më të mirë dhe me përvojë në fushat përkatëse, me angazhimin e një stafi të ri akademik, të formësuar në universitete prestigjioze ndërkombëtare, duke ngritur debatin shkencor në nivele të larta, në funksion të përgatitjes së studentëve dhe promovimit të vlerave dhe pavarësisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. UMSH në vazhdimësi organizon forume dhe seminare ku lekturojnë profesorë të mirënjohur, themelues dhe drejtues të shkollave mbizotëruese të mendimit në fushat përkatëse, të cilët sjellin në auditorët e UMSH dhe në vëmendjen e studentëve arritjet më të fundit të zhvillimit teknologjik dhe shkencor mbarëbotëror.
KËRKIMI SHKENCOR DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është një universitet me mision dhe vizion të qartë, me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën ndërmjet stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe
përfshirjen e studentëve në to që përbën edhe bazën për balancimin e dijeve teorike me ato praktike. Në strategjinë e tij të zhvillimit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime të cilat kanë dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet Universiteti, por edhe vendi.
Në këtë kontekst, duke patur objektiva të qarta lidhur me vizionin që ka edhe vetë Universiteti, hartimi i strategjisë dhe implementimi hap pas hapi i objektivave që rrjedhin nga kjo strategji, mundëson rritjen e volumit të kërkimit shkencor. I themeluar mbi një sistem vlerash që karakterizon epokën në të cilën jetojmë dhe shprehës i aspiratave të një gjenerate të re të cilën ka si synim ta edukojë, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë realizon me sukses bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar me universitetet dhe institute kërkimore shkencore prestigjioze në rajon dhe në Evropë, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, stafeve akademike dhe studentëve, shkëmbimit dhe njësimit të programeve të studimit dhe organizimit të programeve të përbashkëta të studimit duke u mundësuar studentëve të jenë pjesë e zhvillimeve bashkëkohore dhe trendit që ndjekin institucionet e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në rajonin e Mesdheut dhe të Evropës.
Bashkëpunimet shkencore kryesore të Universitetit tonë përfshijnë një rang të gjerë universitetesh ndërkombëtare si East England University (Mbretëria e Bashkuar), Link Campus University (Itali), Universiteti LUM (Itali), University of Macedonia (Greqi), University of Cyprus (Qipro), University of Mostar (Bosnje Herzegovinë), Tuzla University (Bosnje Herzegovinë), Dimitre Cantemir Christian University (Rumani), Aiydin University (Turqi), etj. Gjithashtu, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është anëtar aktiv dhe promotor i rrjeteve të suksesshme ndërkombëtare universitare të cilat realizojnë bashkëpunimin e tyre në një konsorcium universitar me mbi 200 institucione të arsimit të lartë si EMUNI (Euro Mediterranean University) që prej vitit 2009 dhe i EURAS që prej vitit 2010.
JETA STUDENTORE DHE AKTIVITETET EKSTRACURRICULARE
I pranishëm plotësisht në jetën universitare kryeqytetase, institucioni ynë i arsimit të lartë është përpjekur gjithmonë të bashkërendojë më së miri jetën akademike me aspekte që shkojnë edhe përtej procesit të thjeshtë mësimor. Kështu, UMSH ka parapëlqyer që ambienteve të vetë t’u japë një ngjyrim sa më rinor, duke mos anashkaluar edhe nxitjet që u jepen në përditshmëri studentëve për t’u organizuar mbi bazat e një komuniteti të vërtetë aktiv. Nisur nga kjo premisë, aktivitetet shkollore por edhe jashtëshkollore - të organizuar me iniciativë studentore më së shumti, por edhe me nxitje nga stafi pedagogjik - kanë qenë të shumta. Hapësirat funksionale të universitetit (sallat, holli, biblioteka etj.) kanë qenë tërësisht në shërbim të këtij qëllimi, në mënyrë që ndjekësit e kurseve universitare në UMSH mos ta perceptojnë jetën e përditshme thjesht si një proces burokratik dhënie - marrje mësimi.
Vetëm vitin e fundit do të radhisnim organizimin e disa vitrinave promovuese librash, konferenca dhe seminare të hapura (më së shumti nën shtysën dhe kuriozitetin e vetë studentëve) dhe atë që shenjoi aktivitetin më të pasur me pjesëmarrje edhe nga qytetarë jashtë komunitetit tonë, “Kinemanë politike”. E organizuar nga Fakulteti ynë i Shkencave Juridike dhe Politike, ky klub i të pasionuarve pas kinematografisë politike radhitet si një ndër aktivitetet më të suksesshëm ndër vite. Projektet e biznesit të studenteve të Fakultetit Ekonomik janë shpallur fitues në konkurse ndërkombëtare.
Nëse shkojmë më tej, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u ofron studentëve një ambient në të cilin përveç aftësive profesionale të formojnë dhe të kultivojnë edhe ndjenjat dhe vlerat komunitare dhe qytetare. Këtu mund të përmendim qeverinë studentore, organizatat e ndryshme studentore me karakter kulturor, ekipin i futbollit të Universitetit etj. Vlen gjithashtu të përmendim pasurimin e mëtejshëm të jetës universitare, e cila, duke marrë shembuj edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, është përpjekur ta shohë komunitetin studentor si një rast i mirë i kënaqësisë së jetës rinore, me organizime festash studentore, udhëtimesh eksploruese apo pjesëmarrjesh në aktivitete të ndryshme teatrore dhe operistike.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014)
/Shqiptarja.com