Mësimi online sjell risi në botën universitare! Drejtuesit e 'Filologjikut': Solli produkte pozitive! Në të ardhmen do ketë programe të reja studimi

Mësimi online shihet si mundësi për të krijuar programe të reja studimi në të ardhmen, në mënyrë që shumë të rinj të mund të kenë akses në arsimin e lartë, duke e zhvilluar atë në distancë. Këtë mendim ka zv. dekania e Fakultetit të Histori-Filologji, Elsa Skënderi e cila ishte e pranishme në forumin studentor të këtij fakultetit, ku u trajtuan problematikat që hasën studentët dhe stafi pedagogjik në kohën e pandemisë.

“Ajo që ne duhet të bëjmë dhe synojmë të bëjmë tani është që të marim dhe të ndërtojmë mbi këtë përvojë të përbashkët që realisht ka rezultuar e frytshme dhe ka funksionuar përderisa ne po e përmbyllim vitin akademik dhe këtë përvojë të ndërtojmë mbi të dhe pse jo në të ardhmën të ofrojmë programe studimi që mund të jenë me mësim të aleternuar ose të gjitha të ofruara online. Kështu do të kemi mundësi që tu shërbejmë edhe atyre shqiptarëve që mund të duan të studiojnë në një nga programet që ne do të ofrojmë me shpresë në të ardhmen”-tha zv.dekania Elsa Skenderi.

Blerina Kanxha, studente që mësimin online e përjetoi gjatë studimeve në Itali, bën një krahasim të vështirësive që u hasën nga studentët në vendin tonë dhe ata jashtë.

“Ka pengesat e veta të cilat janë oraret, pjesa e bibliografisë që është shumë e rëndësishme e cila jo e gjitha drejtohet online, nuk ka një lloj sistemi të mirfilltë ku artikujt që komentojnë, studiojnë dhe i kanë për provim, nuk mund ti gjejnë dhe aq kollaj online në formate të sigurta, jo formate piraterie”-u shpreh Blerina Kanxha.

Dekani i fakultetit të Histori-Filologji, Sabri Laci e cilësoi mësimin online si një përvojë të re që ka rezultuar edhe me produkte pozitive.

“Gjykojë që ka qenë një përvojë e re, sigurisht e pamenduar më parë por që ka rezultuar edhe me produkte pozitive. Gjithçka nuk mund të bëhet në kushtet e izolimit por shumëçka mund të behët dhe ne ia kemi arritur të bëjmë atë që është kryesorja, të realizojmë procesin mësimor në të gjitha dimensionet e tij”-u shpreh dekani i fakultetit Histori-Filologji.

Në fakultetin e Histori-Filologjisë për sezonin e provimeve do të kryhen konsultime në auditore për të gjithë ata studentë që e kanë të nevojshme, ndërsa pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen online.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda