Universiteti Politeknik, tarifa
këtë vit 10-20% me shumë

Universiteti Politeknik,  tarifa<br />këtë vit 10-20% me shumë
TIRANE - Universiteti Politeknik, i cili ka kërkuar të pranojë këtë vit akademik në të gjitha ciklet e studimit 3508 studentë, me një rritje prej 10% të kuotave të pranimit, do të propozojë tarifa më të larta shkollimi.

Rektori i këtij universiteti, Jorgaq Kaçani, tha se tarifat janë tepër simbolike, ndërkohë që ato duhet të ishin më të larta për të përballuar shpenzimet për investime, në infrastrukturë.

Propozimet për tarifën e shkollimit do të jenë 10 deri në 20 për qind më shumë se viti i kaluar”. Sipas rektorit, propozimi për rritje tarifash vjen pasi të gjithë laboratorët që përdoren për kërkim shkencor duhet të rinovohen për t'iu përshtatur kërkesave të studentëve.

Aq më tepër që fluksi i studentëve të rinj kërkon ambiente shtesë e natyrisht kjo shoqërohet me fonde shtesë. Universiteti Politeknik ofron 67 degë inxhinierike.

Kaçani pohon se e sheh si një fakt mjaft pozitiv interesin në rritje të të rinjve për degë të tilla teknike. “Mund t’ju them se nëse disa vite më parë pragu i pikëve për t’u pranuar ishte rreth 5000 pikë, tani ka arritur në 6200 pikë”tha Kaçani.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G