UNWRA: Me ndalimin e financimit do të mbyllemi në fund të shkurtit

UNWRA: Me ndalimin e financimit do të mbyllemi në fund të shkurtit

1706822023_rtjmnyurymur67y8k.JPG

Philippe Lazzarini

Agjencia e OKB-së për Palestinezët mund të mbyllë aktivitetet e saj në Gaza dhe në të gjithë rajonin nëse vendet donatore vazhdojnë vendimin e tyre për të pezulluar financimin e tyre, ka shkruar numri një i UNWRA , Philippe Lazzarini, në rrjetet sociale.

"Disa vende donatore kanë pezulluar 440 milionë dollarë financime për UNWRA - shkruan Lazzarini - ndërkohë lufta në Gaza vazhdon pa pushim. Në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkon ndihmë më të madhe humanitare, është koha për të forcuar, jo për të dobësuar UNWRA. Ne jemi organizata më e madhe humanitare në një nga krizat humanitare më serioze dhe komplekse në botë. Unë i bashkohem thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të rifilluar financimin për agjencinë. Nëse financimi mbetet i pezulluar - shton ai – me shumë mundësi do të detyrohemi të mbyllim operacionet tona deri në fund të shkurtit jo vetëm në Gaza por në të gjithë rajonin”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë