Modelja seksi Kate Upton dhe reperi amerikan P Diddy mendohet të jenë në një lidhje së bashku, pasi janë parë mjaft të afërt më njëri-tjetrin në një klub nate në Majemi.

Sipas “The Sun”, çifti ka shkëmbyer puthje të zjarrta, pa u vënë fare në siklet nga të pranishmit aty.

upton

Modelja bukuroshe vetëm para një muaji është ndarë nga lojtari i bejsbollit Justin Verlander dhe duket se nuk ka dashur të humbë kohë duke qëndruar e vetme.

20 vjeçarja Kate dhe reperi 43 vjeçar janë parë duke lënë klabin në orët e para të mëngjesit së bashku duke hyrë në një hotel të zonës.

upton
(Kate Upton dhe reperi amerikan P Diddy)

Megjithëse kjo gjë ka tërhequr vëmendjen mediatike. Kate ka qëndruar e heshtur gjatë ditës për të postuar më vonë një shkrim në rrjetin social Twitter.

“Duke u përkëdhelur me tigrin tim të preferuar”- shkruan Upton, duke lënë të kuptohet se ky mesazh përfshin dhe ishin e saj, një lojtar të “tigrave”.

upton
(Ish i dashuri i Kate Upton, lojtari Justin Verlander)

(b,t/shqiptarja.com)