Ura e Bardhajve jo vetëm nuk po rikonstruktohet, por është kthyer në një vend grumbullimi inertesh Lehtesisht jane te dallueshme grumbujt e betonit në anë të urës.

Administratori i njësisë Rrethina në Shkodër, Erion Selgjekaj, tha se bordi i kullimit ka hedhur inerte per te mos lejuar shembjen e dheut dhe dëmtimin e mëtejshëm të urës.

“Inertet e fundit janë hedhur nga firma për të mbuluar gurët. Në shtratin e lumit Kir ka pasur problem të vazhdueshme sepse edhe kamionët hidhnin në mënyrë të paligjshme inerte, por për momentin ka rënie se disa kamionë janë ndaluar nga policia”.

Ura është e rrezikshme për kalimtarët, por bashkia e Shkodrës po pret që investimin ta kryejë bordi i kullimit dhe autoriteti i rrugor shqiptar. 

“Nga takimet me Bordin e Kullimit me qendër në Lezhë na është thënë se po bëjnë një projekt për të mbrojtur këmbët e urës se rikonstruksioni i plotë kushton shumë dhe duhet të investojë qeveria”.

Reshjet e dimrit e përkeqësuan situatën nga gërryerja e lumit Kir, ku siç shih në pamje, këmbët e urës janë në rrezik shembje.