Përplasjet mes Drejtorisë së Trashëgimisë dhe Bardh Spahisë lënë në degradim Urën e Bunës në Shkodër! Banorët: Të ndërhyjë Benet Beci

Ura e Vjetër e Bunës në Shkodër është një simbol për qytetin, por tani më e kthyer në një rrezik serioz për banorët. Pavarësisht se është riparuar 7 muaj me pare nga bashkia Shkoder, sërish ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente.

“Këtë është gjynah me e lënë në këtë gjendje. Siç është bërë shikoje është problem shumë për lëvizjen e këmbësorëve”, u shpreh një banor.

Banoret qe e përshkojnë çdo ditë urën thanë se është puna e pare qe duhet te beje kryebashkiaku i ri Benet Beci.

Institucionet e kanë harruar! E pashë Benetin duke pirë kafe dhe I thashë hajde e shihe urën e Bunës. Ishalla vë dorë tani kryetari I ri”, tha një tjetër banor.

Në vitin 2017 ishte ministria e Mbrojtjes që kreu rikonstruksionin e urës, duke instaluar edhe ndriçimin mbi të. Ndërsa ne nentor te vitit te kaluar, bashkia Shkoder ndehyri me emergjence per ndryshimin e derrasave te trasese se ures, nderhyrje e cila krijoi edhe perplasje me Drejtorinë Rajonale të Trashegimise kulturore Shkoder, e cila e ka ne inventarin e saj, si monument kulture. Drejtoria e Trashëgimisë në varësi të ministrisë së kulturës prentendon se ka një projekt restaurimi por që nuk gjeti asnjëhere zbatim për shkak të përplasjeve politike me kryetarin në largim të bashkisë, Bardh Spahia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë