Ura e Hoshtevës/ Shpërfillja
shtetërore, 2 arkitektë synojnë ringritjen

Ura e Hoshtevës/ Shpërfillja<br />shtetërore, 2 arkitektë synojnë ringritjen<br>
Duke qenë se deri tani shteti nuk ka reaguar, dy arkitektë të njohur shqiptarë po përpiqen për ringritjen e Urës së Hoshtevës duke përdorur programe speciale modelimi. Sipas arkitektëve, ringritja e kësaj ure mund të realizohet me modelim “re të pikave”.

Urës së Hoshtevës, ringritja e saj dhe realizimi me modelim ‘re të pikave’.

Arkitektët Kreshnik Merxhani dhe Besnik Aliaj kanë nisur projektimin e një modeli 3-përmasor të Urës së Hoshtevës në Zagorie të Gjirokastrës. Ura e Hoshtevës, monument kulture i  kategorisë së parë. Ndërtuar para 200 vjetësh, u shëmb tërësisht një muaj më parë. Dy arkitektët janë angazhuar për modelimin e këtij objekti. Kjo, përmes programeve komjuterike të avancuara dhe specializuara.

“Modelimi i urës mund të realizohet mbi bazën e të ashtuquajturave “re të pikave” që përfitohen nga fotografitë. Për këtë arsye kemi bërë thirrje publike për grumbullimin e sa më shumë fotografive të urës. Përdorimi i fotove do të bëhet duke ruajtur të drejtën e autorësisë” –tha për Lajm-Shqip arkitekti Kreshnik Merxhani. Ura e Hoshtevës u rrëzua në fillim të muajit shkurt. Ndonëse banorët kishin informuar DRKK-Gjirokastër për rrezikun e shembjes. Gremisja u paralajmërua disa muaj më parë nga shoqata “Zagoria” dhe mediat lokale e qendrore. Por askush nuk e mori parasysh shqetësimin e tyre. Shembja shënoi një prej humbjeve më të mëdha. Ishte humbje në listën e monumenteve më të rëndësishme të kulturës në rajonin jugor.

Monumenti i kategorisë së parë, ura me një hark ishte ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Ndërtuar nga mjeshtrat vendas. Shenjat ishin të dallueshme vite më parë, duke shfaqur probleme të stabilitetit të këmbëve, plasaritje të harkut kryesor.

Indiferenca e drejtorisë rajonale të monumenteve dhe reshjet e këtij dimri përshpejtuan rrezikun e shembjes së urës monumentale. Banorët shprehen të revoltuar për këtë indiferencë. Pasi, përveç vlerës së rrallë arkitekturore dhe rëndësisë historike, ura ishte edhe funksionale. Ura e Hoshtevës ishte në funksion. Ajo shërbente si pikë kalimi mbi lumin që ndante në dy pjesë Luginën e Zagorisë./Lajm-Shqip

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi