Ura e 'Morandit', zgjidhja e pesë dekadave më parë që sot solli tragjedinë

Ura e 'Morandit', zgjidhja e pesë dekadave më parë që sot solli tragjedinë

Faqja e parë e 'Domenica Del Corriere', viti 1964

Ura "Morandi" në Genova e cila u shemb sot në një gjatësi prej 300 m, nga 1.1 km gjatësi, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë 35 viktima, ishte një projekt që entuziazmoi banorët dhe mediat në kohën kur u ndërtua para 54 vitesh. 

Gazeta e përjavshme "Domenica Del Corriere" i dedikonte faqen e parë me një foto të madhe e cila shoqërohej me diçiturën: "Genova zgjidhi problemin e trafikut". Siç duket kjo urë zgjidhi njëherë e mirë njërin prej problemeve më të mëdha të qarkullimit në zonë.

Faqja e parë e 'Domenica Del Corriere', viti 1964

Fakti që ajo u ndërtua nga e njëjta kompani që ndërtoi urën e Brooklyn-it në New York, ishte garancia për një jetëgjatësi dhe funksionim të rregullt. Por askush nuk e dinte që rreth 5 dekada më pas kjo urë do t'u merrte jetën 35 personave për shkak të bazamentit të dobët të saj.

Ura e 'Morandit' e shembur sot në Genova 

Edhe pse herë pas here inxhinierët e kishin paralajmëruar shembjen e saj, institucionet nuk e kishin marrë parasysh alarmin dhe kjo gjë solli edhe atë që sot bota e quajti "Tragjedia e Genovas". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën