Ura e “vdekjes” në Zerqan, banorët: Të merren masa, deri tani vetëm premtime boshe

DIBËR-Ura e Njësisë Administrative Zerqan që lidh 5000 banorë saj me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi është plotësisht e amortizuar.

Megjithëse ky problem është trajtuar disa herë, pas një aksidenti tragjik të tre viteve më parë, kur një automjet tip kamionçinë doli nga ura e ra në Zallë, e për pasojë humbën jetën 2 të rinj dhe u plagos rëndë një tjetër, ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj.

Banorët e Zerqanit shprehen se nëse nuk do të ndërhyhet për rritjen e sigurisë në këtë urë, atëherë më mirë është që ura të shembet e gjitha se sa të rrezikohen jetë të tjera njerëzish, pasi rreziku është evident në çdo kohë.

"Problem i madh është, futet furgoni del s'del. Kanë ardhur e kanë parë me ushtri e të gjitha e pamundur. Ia kanë hequr dhe anësoret të cilat ishin për mos rënë poshtë. I kanë marrë për t’i shitur hekurat, duhet të merren masat po kush do t’i marrë? Dorë nuk ka vënë askush", u shpreh një banor.

Ndërkaq, banorët thonë se ka pasur edhe raste kur mjetet janë rrëzuar nga ura, por për fat të mirë ka pasur vetëm të plagosur.

"Vijnë fushatat  e ikin dhe asnjë gjë. Kanë  humbur jetën 2 persona dhe të tjerë kanë rënë, por fatmirësisht pa pasoja. Kjo është urë shumë e rrezikshme, është urë kryesore e cila lidh 5-6 fshatra", tha një shofer.

Ura është tërësisht e rrënuar, jashtë çdo standardi, pasi ajo është harkuar si pasojë e lëvizjes së këmbëve të saj, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025